Presidenti Nishani rikthen në Kuvend Ligjin për Turizmin

AktualitetKryesore
239
0
sample-ad

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Turizmin, për këtë kthim ai jep dhe tre arsyet që sipas tij bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Presidenti Nishani vë në dukje se nene të caktuara të këtij ligji përmbajnë pika që bien ndesh me këto pika të përcaktuara në Kushtetutë;

Pikën 4 të nenit 31 të ligjit, që parashikon se, fondi i posaçëm për Ministrinë e Turizmit mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik;

Nenin 34/2 të ligjit që përcakton se, pasuritë e paluajtshme në administrim të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimi turizmi, me VKM brenda 2 muajve nga miratimi i zonës kalojnë në administrim të Ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Pikën 3 të nenit 34, ku përcaktohet se: Këshilli i Ministrave rast pas rasti miraton me vendim të veçantë transferimin në favor të shtetit pasuritë e pa luajtshme të pushtetit lokal në pronësi të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Presidenti i Republikës pretendon se, rregullimet ligjore referuar nenit 34 dhe 35 të ligjit cenojnë parimin e sigurisë juridike, pasi nuk tregohen mënyra, rregullat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore, ndërkohë që termi “vënie në dispozicion” nuk njihet as nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =