Zhdukja e dy vajzave nga Durrësi, flet motra e madhe: Dikush u blinte rroba të reja, qëndronin të distancuara nga pjesa tjetër e familjes

AktualitetKronikeKryesore
803
0
sample-ad

Motra e madhe e Orialdës dhe e Klevisës, Alketa Kajtazi, të larguara nga shtëpia prej 15 korrikut, ka dyshime se ato janë manipuluar nga ndonjë person tjetër.

Ajo tregon se kohët e fundit dy motrat e saj qëndronin të diferencuara nga familja, duke lënë përshtypjen se po organizonin diçka. Sipas saj, të motrat nuk e kishin vënë në dijeni për ndonjë njohje të re të kohëve të fundit, ndërsa i ka bërë përshtypje fakti se gardëroba e tyre ishte pasuruar së fundi me rroba të reja, të blera nga persona jashtë familjes.

“Orialda dhe Klevisa qëndronin të distancuara nga pjesa tjetër e familjes. Nëse ne qëndronim në sallon, ato shkonin dhe rrinin të dyja te dhoma tjetër dhe e mbanin derën mbyllur.

Si duket flisnin me ndonjë në rrjetet sociale. Unë i kam qëndruar shumë pranë, kur u nda nga ish-i fejuari, Olës (Orialda)”, u shpreh vajza e madhe e familjes Kajtazi.  Ajo rrëfen dyshimet e saj në lidhje me largimin në mënyrë misterioze prej 25 ditësh të dy motrave.

Madje ajo tha se Ola edhe administrimin e profilit të saj në Facebook ja kishte lënë Alketës.

Por kjo e fundit nuk e dinte se dy motrat kishin profile në Instagram dhe një gjë të tillë e ka mësuar vetëm ditët e fundit, nga një fqinje që i ka thënë se ka komunikuar me to dhe ka marrë përgjigjen se duan të shkojnë në Gjermani ku do të kenë mundësi më të mira për të punuar dhe jetuar.

Familja e dy vajzave është e dëshpëruar dhe pret ndihmën e policisë.

Ngjarja e largimit të vajzave ndodhi pak pasi atyre iu ishte djegur banesa. Per kete veper ato dyshohet se kane gisht dhe madje dyshohen edhe se jane perpjekur te helmojne prinderit duke iu hedhur barna ne ushqim.

Keto veprime ato dyshohet t’i kene kryer ne bashkepunim me persona te tjere.

Vajzat i kane vjedhur ne te kaluaren para shtepise dhe benin jete nate.

Nderkohe nga tabulatet telefonike, mbetet misterioze telefonata e motrave me nje grua me femije, pak para largimit te tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + fifteen =