Sekretet e rinisë së përjetshme

Shendeti
340
0
sample-ad

Ndonjëherë një “rini e përjeshme”, nuk është as e pamundur dhe as aq e vështirë sa duket. Për të qëndruar e re sa më gjatë, duhet të ndiqni këto këshilla të specialistëve, duke u munduar të mos anashkaloni asnjë prej tyre.

Shmangni nxehtësinë

Flokët kanë shkëlqimin e tyre, por,  përdorimi imjeteve stiluese, mund të bëjë flokët tuaja pa gjallëri. Ajo që duhet të bëni, është që dy ditë të javës të mos përdorni nxehtësi në flokët tuaj, lërini flokët të thahen nga ajri, thjeshtë lejoni që të “pushojnë”.

Aplikoni SPF (faktor të mbrojtjes nga dielli) çdo ditë

Dermatologët sugjerojnë që të mbani SPF çdo ditë që të mbroheni nga kanceri i lëkurës. SPF 30 është “standardi i artë” që dermatologët rekomandojnë, aplikoni atë çdo ditë duke mos e kursyer.

Përdorni locion për duar

Lëkura në pjesën e prapme të dorës është shshumë e hollë, gjë që bën përshpejtimin e plakjes në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Përdorimi i locionit ndiihmon shumë, madje ndonjë që mbron nga dielli.

Mbroni dhëmbët tuaj

Dhëmbët e bardhë zakonisht shihen si shenjë e shëndetit të mirë dhe rinisë. Mundohuni të shmangni ushqimet e nxehta, të errëta dhe ngjitëse.

Kujdesuni për thonjtë

Pjesa e trupi që tregon plakjen nuk është fytyra, por duart tuaja. Një truk që i bën të tjerët të mendojnë se jeni më e re është kujdesi I thonjve. Së bashku me stolitë, thonjtë e lyer e të kuruar, ju bëjnë të dukeni më e re dhe shpërqëndrojnë vëmendjen nga pjesët tjera të trupit.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e shëndetshëm, gjë që i lejon lëkurës të duket më mirë. Kur jeni në formë të mirë fizike dukeni më e re dhe më natyrale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të bëni 30 minuta në ditë për ushtrime.

Kujdes me konsumimin e kripës

Nuk mund t`i shmangeni kripës sepse ajo ndodhet kudo në ushqimin tonë por bëni mirë të matni dhe të kontrolloni nivelet e saj.

Mbajeni nën kontroll varësinë ndaj smartfonëve

Mbajtja e lakuar e qafës që bëni gjatë shkrimit apo leximit, krijon rrudha në pjesën e qafës. Çdo lëvizje që e përsërisim rregullisht, krijon rrudha të përhershme.

Hani ushqime me nivel të lartë të proteinave

Kur dëshironi që flokët tuaja të duken të shëndetshme, duhet të filloni nga baza  dhe kjo do të thotë të hani sasi adekuate të proteinave që do të mirëmbajnë prodhimin normal të flokëve. Shumica e femrave duhet të hanë rreth 46 g proteinë në ditë, shtatëzënat, sportistet dhe femrat me foshnjet në gji duhet të hanë më shumë).

Kontrolloni stresin

Stresi nuk ndikon vetëm brenda jush, edhe nga jashtë ai shkakton ndezjen e lëkurës duke u shpërfaqur puçrra, ekzema dhe psoriasis. Përkrahja shoqërore luan rol të madh në nivelet e stresit ndaj takohuni me miq, konsiderojini atë si teknikë relaksimi.

Bëni gjumë të mjaftueshëm

Gjatë gjumit, trupi prodhon më tepër sasi të estrogjenit dhe progesteronit. Kjo gjë ndihmon mekanizmat e ripërtërirjes natyrore ndaj edhe dukeni më freskët kur zgjoheni nga gjumi. Caktoni orar të rreptë të cilit uhet t`i përmbaheni, me qëllim që të bëni gjumë mjaftueshëm.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − 2 =