Çfarë duhet të mësojë Evropa nga kriza aziatike e 1997-ës

KomentOpinion
552
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”38371″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]

Nga: William PESEK

Liderët aziatike nuk mund të lehtësohen disi nga zemërata, që kanë ndaj tollovisë së vazhdueshme financiare në Greqi. Ngadalësimi ekonomik i Kinës, dhe kaosi që ka përfshirë bursat aziatike, janë të mjaftueshme për të vënë sirenat e alarmit;ndërsa gjëja e fundit që ka nevojë një rajon i varur nga eksporteve, është një Evropë në kaos. Ç’është me e keqja, liderët evropianë duket sikur kanë ndërmend të keqlexojnë apo injorojnë mësimet e vyera që u nxorën nga kolapsi i tregjeve në Azi, 18 vite më parë.

Odisea financiare e Greqisë

Sigurisht, rrethanat në vitin 1997, ishin krejtësisht të ndryshme. Ndërsa Greqia është e paaftë për të paguar borxhet, Azia asokohe ishte jolikuide. Ndërsa kapitali u largua, Tajlanda, Indonezia dhe Korea e Jugut, papritmas nuk mundën dot të paguanin borxhet në valutë, shumica e tyre të një periudhë afatshkurtër. Megjithatë, ka së paku 3 leksione zyrtare që zyrtarët në Athinë dhe Bruksel, mund të mësojnë nga masat që u ndërmorrën për daljen nga kriza aziatike.

Së pari:Debati mbi masat e kursimit, është një çmenduri. Grindja e ekspertëve mbi motivet e kryeministri grek Aleksis Cipras, apo nëse kancelarja gjermane Angela Merkel ka zemër, po e shmangin vëmendjen nga problemi i vërtetë:reforma strukturore.

Vendet aziatike po shohin tek kriza greke “shpalosen e një përzierje mes zilisë dhe kënaqësisë nga fatkeqësia e tjetrit”- shkruante së fundmi në një editorial ekonomisti i Universitetit të Koresë së Jugut, Lee Jong-Wha. “Kur ata përjetuan krizën e tyre financiare, morën shumë më pak ndihma, me kushte shumë më të ashpra. Por gjithësesi, dolën nga ajo krizë shumë më të fuqishëm”.

Ata nuk e bënë këtë, për shkak të kushteve të ashpra të imponuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili shkaktoi dhimbje të mëdha në mesin e qytetarëve të zakonshëm, por pavarësisht tyre. Pavarësisht të gjitha dallimeve ndërmjet 2 ekonomi, Greqia ndan shumë ngjashmëri me Korenë e Jugut të vitit 1997:korrupsioni endemik, evazioni i shumëpërhapur fiskal, lëvizjet e ngurta në tregun e punës, ekonomia informale dhe oligarkët që kanë shtënë në dorë pasurinë kombëtare.

Koreja e rimori veten, duke pranuar haptazi madhësinë e borxhit të saj publik dhe privat, si dhe sasinë e parave të gatshme në dispozicion në arkat e qeverisë. Lidhjet e dobëta mes korporatave dhe bankave të lidhura politikisht me njëra-tjetrën, u nxitën të dështojnë.

U bënë përpjekje ndërkaq përpjekje për të patur një transparencë më të madhe, mbi pronësinë e familjeve të mëdha dhe të njohura industriale të njohura si “chaebol”, të cilët përdornin mënyra tinzare për të rrënuar ekonominë.

Mbledhja e taksave u bë një mani kombëtare, po aq sa edhe një sakrificë:miliona koreanë dhuruan tharrëset e flokëve, unazat e martesës, shufra ari dhe vepra artit për të ndihmuar thesarin e shtetit. Në prill, Deutsche Ëelle, publikoi një artikull të titulluar “Dhuratat koreane? Një model për grekët?”.

Sy dyti:ekonomitë e vogla përbëjnë një dëm anësor. Sikurse Ian Bremer e parashikoi saktë në vitin 2012 në librin “Çdo komb për vetveten:Fituesit dhe humbësit në këtë botë”, lojtarët më të mëdhenj e gjejnë rrugën e tyre. SHBA-ja jep hua, shpenzon dhe eksporton shthurjen e vet nëpër botë.

Zhvlerësimi i bursës së Tokios me 35 përqind, e ktheu jenin japonez në një kundërpërgjigje të Azisë ndaj pezos, ku fqinjët ishin të dënuar. Praktikat grabitqare tregtare, do të thonë se Kina do të eksportojë pafundësisht gjatë, më shumë sesa importon.

Gjermania urdhëron të gjitha aksionet në Evropë. Kjo është arsyeja, pse si në rastin e Tajlandës, Indonezisë dhe Koresë, zgjedhja e vetme për Greqinë mbetet modernizimi i ekonomisë së saj. Këtu, Malajzia paraqet një rast paralajmërues. Vendi arriti të shmangë një paketë shpëtimi nga FMN-ja, duke imponuar kontrollin e kapitalit si Greqia.

Por 18 vite më vonë, perceptimet mbi favorizimin e miqve, mosfunksionimin dhe mungesën e transparencës, që nxitën largimin e kapitalit vazhduan në shumë sektorë. Skandali i kërpudhave, që përfshiu kompaninë shtetërore të investimeve “Malaysia Development” duket se e nënvizon mungesën e reformës në një komb plot me burime të pasura, dhe me potencialin më të madh se cilido vend tjetër aziatik.

Edhe nëse kryeministri Naxhib Razak është i pafajshëm – sikurse ai ngul këmbë – nga akuzat se rreth 700 milionë dollarë nga fondet e kësaj kompanie janë derdhur në llogaritë e tij personale, trajtimi i krizës nga qeveria, sugjeron se Malajzia ka mbetur pas në vitet ‘90. Greqia mund të largohet nga eurozona, ose të durojë aty brenda. Ajo çfarë s’mund të bëjë, është të mbrojë statuskuonë dhe shpresojë që të mbetet konkuruese apo e rëndësishme.

Së treti:luaj fort tani, jo më vonë. Në vitin 1998, Produkti i Brendshëm Bruto i Koresë së Jugut ra me 6.7 përqind. Në vitin 1999, ai u rrit me 9.5 përqind. Kapitali u rikthye, për shkak se investitorët e panë që Seuli veproi me guxim, për të ndërtuar një ekonomi më të hapur dhe të qëndrueshme.

Reformat nuk shkuan dhe aq larg;”chaebol” janë ende shumë dominuese në treg dhe frenojnë risitë. Por deri në vitin 2003, siç e vë në dukje edhe Lee nga Universiteti i Koresë, qeveria kishte mbyllur plot 776 institucione financiare.

Ndërsa kanë kaluar 5 vjet nga kriza financiare, çfarë ka bërë Athina për të zhdukur teprimet e saj? Pjesa tjetër e Evropës mund të shkojë përpara dhe t’i akordojë edhe më shumë çeqe me para Greqisë, së bashku me kërkesat që Athina të shkurtojë këtu dhe presë atje.

Por gjërat do të përfundojnë keq për eurozonën, në rast se Greqia nuk do të adresojë drejt problemet e saj themelore. Përvoja e Azisë, është dëshmi se mohimi dhe kursimi në kohën e krizës, nuk rregullon asgjë. “Bloomberg” – Bota.al

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 12 =