Syriza para divorcit politik

KomentOpinion
197
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”38368″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Panagiotis KOUPARANIS

“Divorc” është ndoshta fjala më e përdorur në raportet dhe komentet e medias greke për mbledhjen e Komitetit Qendror të partisë në pushtet Syriza që vazhdoi deri në orët e para të së premtes (317). Flitet për “divorc me këste”, për një “njoftim për divorc politik” apo edhe për një “divorc në atmosferë lufte”.

Në opinionin publik të vendit mbizotëron përshtypja se ndarja e Partisë së Majtë greke është ndoshta e pashmangshme. Çarja mes krahut të majtë dhe shumicës së partisë me sa duket nuk mund të riparohet më. Debati ishte i ashpër dhe nuk munguan as armiqësitë personale, që nuk ishin të rralla. Por pavarësisht nga klima e ngarkuar emocionalisht, ishte hera e parë që në një mbledhje të Partisë Syriza u diskutua konkretisht çështja e përmbajtjes së politikës së qeverisë në Greqi. Gjatë tyre doli në pah se konflikti themelor i partisë nuk mund të fshihet më.

Tsipras shtron pyetjen e pushtetit

Që të mërkurën u bë e qartë se shefi i Syrizas Aleksis Tsipras do të përdorte një ton të ashpër kundër krahut të majtë të partisë së tij. Lajtmotivi themelor i një interviste dyorëshe në radio ishte se partia e majtë duhet të vendosë. Nuk është e pranueshme që ajo deklaroi se nuk do të rrëzojë në asnjë mënyrë qeverinë e Syrizas, ndërkohë që në të vërtetë voton në parlament kundër negociatave për një paketë të tretë kredish. Të nesërmen Tsipras e intensifikoi tonin në Komitetin Qendror dhe kaloi në sulm frontal. Të gjithë anëtarët e partisë së tij që thonë se dalja e Greqisë nga eurozona dhe një ndarje me partnerët është një alternativë e besueshme, ai i akuzoi, se ata ose mbyllin sytë përpara së vërtetës, ose nuk thonë të vërtetën. Pra që një kurs i tillë do të ketë si rezultat një “politikë kursimi pa asnjë rrugëdalje”. Tsipras u kërkoi atyre që e kritikojnë të thonë “troç” se ç’kërkojnë tani saktësisht.

Këtë e bëri Panajotis Lafazanis, udhëheqësi i “Platformës së Majtë” që deri në shkarkimin e tij ishte ministri i Energjisë. Ai foli për një “diktaturë të euros” dhe akuzoi anëtarët e partisë që shprehen pro mbetjes në zonën e euros dhe që e kanë ngritur euron në një “dogmë fetare”. Lafazanis mohoi se dalja nga eurozona do të ishte katastrofë. Praktikisht futja e monedhës kombëtare mund të sigurohet me 35 miliardë eurot në librezat e kursimeve dhe “dhjetëra miliarda” që mbahen në depozitat e bankave greke.

Një proces i vonuar sqarimi

Këtë logjikë në fund të seancës mbi dymbëdhjetë orëshe, nuk e ndoqi shumica e Komitetit Qendror. Ata miratuan propozimin e Tsipras që në shtator të zhvillohet një kongres i jashtëzakonshëm për të diskutuar drejtimin strategjik të partisë. Me fjalë të tjera pasi të kenë përfunduar negociatat me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane, FMN-në dhe Mekanizmin e Stabilitetit Europian (ESM) për një paketë të tretë kredish.

Por ndoshta kjo nuk do të ndodhë, sepse ndoshta “Platforma e Majtë” do të largohet nga Syriza më përpara. Në një deklaratë “Platforma e Majtë” shpjegoi se mbledhja e një kongresi të jashtëzakonshëm të partisë pasi parlamenti grek të miratojë një program të tretë kredie “nuk ka absolutisht asnjë kuptim”. Sepse në këtë rast, delegatët do të përballën me fakte të kryera dhe do t’u duhet të pranojnë një marrëveshje që “është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin”. DW[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 6 =