Mediat ndërkombëtare komentojnë incidentin e ndodhur në "Qemal Stafa": Duda goditet me gurë, ndërpritet ndeshja

KryesoreSport
416
0
sample-ad
Lojtari1

Ajo që ndodhi në “Qemal Stafa” ka lënë një shije të hidhur, jo vetëm tek sportdashësit shqiptarë, por edhe në mediat e ndryshme evropiane.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm. E përditshmja italiane “Sportmediaset” e cilëson një episod të shëmtuar, që ka njollosur mbrëmjen e Europa League.

“Në Tiranë gjatë ndeshjes Kukësi­Legia e Varshavës, Ondrej Duda është goditur në kokë më një gurë i hedhur nga mbështetësit e skuadrës vendase”­, shkruan “Sportmedaset.

Duda u shoqërua jashtë fushe me barelë. Arbitri i ndeshjes vendosi të ndërpriste ndeshjen, me Kukësin që sipas të gjithë gjasave do ta humbas ndeshjen në tavolinë”­thekson portali i njohur italian.

Ndërprerja e ndeshjes në stadiumin “Qemal Stafa” është komentuar edhe nga mediat polake, të cilat e kanë konsideruar skandaloze ngjarjen.

“Skandal në Tiranë! Ndeshja ndërpritet pas sulmit me gurë ndaj Duda-s”, ky është titulli i portalit polak “Sportowefakty.pl”.

Ndërsa brenda në shkrim thuhet se Duda u godit me gurë nga tifozët e Kukësit dhe më pas ka dalë nga fusha e lojës me barelë për shkak të goditjes.

Po ashtu edhe “Sport.se.pl”, shkruan se ndeshja është ndërprerë nga sjellja skandaloze e tifozëve të skuadrës shqiptare.

Për tani është e sigurt fitorja në tavolinë e Legias 0-3, madje shtojnë se Kukësi me shumë mundësi do të përjashtohet dhe nuk do ta luajë as ndeshjen e kthimit në Poloni.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 1 =