Makinat më të shpejta në botë

Auto
1.4K
0
sample-ad

Një shkrim për meshkujt, por edhe për ata që janë të apasionuar pas adrenalinës që të fal shpejtësia. Në listën e mëposhtme mund të gjeni pesë nga makinat më të shpejta në botë dhe që janë në shitje. Dhe nuk jane as Ferrari as Lamborghini.

Hennessey Venom GT: Për kohë të gjatë, John Hennessey ishte njohur për supermakinat e shpejta, Viper dhe Corvette. Më pas ai pati probleme me këto modeledhe  krijoi Venom GT. Kjo supermakinë ka motor 7.0-litërsh me 1200 kuaj fuqi. Vitin e kaluar Venom GT u shpall makina më e shpejtë e prodhuar në planet, pasi arriti shpejtësinë prej 435.31 kilometrash në orë. Sipas spekulimeve, Hennesey po kërkon motor me më shumë se 1400 kuaj fuqi dhe që arrin shpejtësinë maksimale më shumë se 466 kilometra në orë.

Koenigsegg One: 1 ; Nëse ka kompani që përdor magji për të ndërtuar mjete të tilla, ajo është Koenigsegg. Kur kompania u themelua dhjetë vjet më parë, u mendua se Koenigsegg do të ishte një tjetër kompani që synonte rivalizimin e Ferrarit. Por, kjo nuk ndodhi dhe ajo është një prej liderëve sa i përket shpejtësisë në botë. Modeli One:1: Kjo supermakinë ka raport 1:1 sa i përket fuqisë dhe peshës, pasi Koenigsegg: One:1 ka 1340 kuaj fuqi dhe peshon 1340 kilogramë. U konstruktua me aerodinamikë të përsosur dhe shpejtësia maksimale që kjo “bishë” mund ta arrijë është rreth 440 kilometra në orë.

McLaren P1: Kudo që të shkoni në jug të Francës ose nëse bëni xhiro në “Circuit of the Americas”, shtegun më të njohur për Formula 1 në Amerikë, nuk do të shihni asnjë kompani që krijon mjete më të kompletuara se McLaren. Me kombinim të motorit twin-turbo 3.8-litër V8 me sistem me bateri hibrid, McLaren P1 ka 906 kuaj fuqi vetëm për rrotat e pasme. Trupi i tij perfekt i krijuar nga fijet e karbonit e bën veturën shumë të puthitur dhe shumë të ulët. Nëse ky automobil do të ishte në atletikë, do ta kalonte shtegun njëqindmetërsh në më pak se dy sekonda. Përshpejtimi prej 0 në 100 kilometra në orë, P1 e arrin për më pak se tre sekonda.

Ariel Atom V8: Modeli origjinal Ariel Atom ka 300 kuaj fuqi. Pesha prej vetëm 550 kilogramëve e bënte këtë mjet ndër më të shpejtët në botë, por kjo nuk i mjaftoi kompanisë. Arieli më vonë krijoi Atom V8 me dy motorë të supermotoçikletave dhe 500 kuaj fuqi. Ky mjet përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.6 sekonda.

Devel Sixteen: Edhe pse ky model ende nuk është prodhuar, në rast se del në treg do të jetë makina më e shpejtë në planet. Devel Sixteen ka motor V16, me 5000 kuaj fuqi. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë në vetëm 1.8 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij, në rast se prodhohet siç ka njoftuar kompania, do të jetë 560 kilometra në orë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − seven =