Lamtumirë "Nëna e gjithë fëmijëve përmetarë"

Krijuese
199
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_column_text]fcb6

Duket sikur qytetin e Përmetit e ka prekur zia, një pjesëmarrje kaq e madhe për humbjen po kaq te madhe të njeriut të tyre të dashur. Doktoreshë Dhimitra Barxho, bashkëshortja, nëna, kolegia dhe mikesha aq e respektuar për gjithë përmetarët.  Ngushëllimet e perzemërta të gjithsecilit ndaj kësaj zonje sikur e zbehin pak dhimbjen e thellë tek doktor Januli apo djemtë e saj Gjergji dhe Ardiani. Rikthehen kujtimet në ditën kur doktor Januli  solli në Përmet nusen e tij korçare, menjëherë ajo na bëri për vete me elegancën, gjallerinë që përçonte, shkathtësinë apo edhe theksin e bukur korçar me të cilin fliste.

E lindur në Korçë më 15 shtator 1939, Dhimitra Barxho kreu Shkollën e Mesme Mjekësore në këtë qytet, më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë,  ku më vonë u specializua për Pediatri. Në vitin 1965 filloi punë si doktoreshë pediatre në qytetin tonë, Përmet. Doktoreshe  Dhimitra kontribuoi gjithashtu në mësimdhënie për gjithë brezin e ri të infermierëve. Këtë e tregojnë më bukur edhe fotot e bëra gjatë asaj kohe. Qartë në to duket sesa e përkushtuar ka qenë ajo ndaj profesionit të saj. Atë nuk e shihje asnjëherë duke ecur por gjithmonë duke vrapuar, ditë edhe natë,  orar pa orar, duke sakrifikuar edhe fëmijët e saj shpesh herë. Duhet theksuar se atëherë aparatura më moderne ishin stetoskopi dhe përkushtimi, dhe mbi të gjitha humanizmi që fatkeqësisht në ditët e sotme mungon.

Nuk ka familje përmetare, brenda edhe jashtë vendit, që nuk është hidhëruar për humbjen e kësaj zonje, sepse janë të shumtë ëngjëjt që ajo u shpëtoi jetën . Ose siç të gjithë e quajnë sot “ Nëna e gjithë fëmijëve Përmetarë”. Ndaj për të gjitha këto dhe të tjera, kjo grua dhe doktoreshë e mrekullueshme  meriton nderim dhe respekt.

Lamtumire doktoreshë Dhimitra Barxho, Përmeti  kështu do të të kujtojë gjithmonë.

 

 

[/vc_column_text][vc_images_carousel images=”37961,37958,37957″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” mode=”horizontal” speed=”5000″ slides_per_view=”1″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + 19 =