Dëshmitë e pilotit italian Giorgio Riformato, i cili e uli avionin "Piper" në plazhin e Divjakës dhe u arrestua për transport Droge

AktualitetKronikeKryesore
280
0
sample-ad

Piloti italian Giorgio Riformato, i arresturar një vit më parë, pas një aksioni të bujshëm të Policisë së Shtetit, si i përfshirë në transportin e një sasie droge, ka dhënë shpjegime para organit të hetimit të Prokurorisë për avionin e tipit “Piper” i cili ngeci në plazhin e Divjakës, duke kundërshtuar akuzën dhe duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

Të njejtin qendrim ka mbajtur Riformato edhe para trupës gjyqësore, para të cilës doli fundin e kësaj jave, duke theksuar se bëri ulje emergjente në plazhin e Divjakës i detyruar.

“U gjenda në mesin e një vorbulle ajri dhe nuk po arrija ta mbaja nën kontroll avionin. E vetmja zgjidhje që të shpëtoja jetën time, ishte të bëja ulje të detyruar dhe zgjodha të ulem në Divjakë”, theksoi Riformato. Duke mohuar të kishte dijeni për sasinë e drogës që u gjet në pyllin e Divjakës e që, sipas tij: nuk do të transportohej me avionin e tij “Piper”.

“Nuk kam asnjë lidhje me sasinë e drogës në pyll, ndaj vendosa të përballem me drejtësinë, duke kundërshtuar çdo provë që prokuroria pretendon se ka kundër meje”, ka thënë Giorgio Riformato.

Ndryshe nga të pandehurit e tjerë shtetas shqiptarë, të cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, Riformato ka vendosur të ketë një përballje të gjatë me drejtësinë, duke pretenduar pafajsinë e tij.

Në seancën e radhës, pritet që në procesin ndaj tij të pyetet Saimir Bajrami, i cili në fakt ka pohuar para prokurorëve, se do të bënte trafik droge me avionin e Riformatos nga Divjaka drejt Italisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four + 19 =