Pas një vit hetimesh dosja për Ardian Fullanin dërgohet në Gjykatë

AktualitetKronikeKryesore
291
0
sample-ad
Albania's central bank governor Fullani leaves the court in Tirana

Një vit nga vjedhja e konsideruar si skandal në institucionit më të lartë financiar në vend, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Për Fullanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, si përgjegjës kryesor në rolin e drejtuesit të Bankës së Shqipërisë. Në mbyllje të hetimeve, prokuroria ka ngritur edhe akuzën për tenderat e rikonstruksionit të BSH-së dhe Hotel Dajtit.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bënë të ditur se të hënën do t’i komunikohet zyrtarisht akuza vetë Fullanit, ndërsa nuk dihet nëse ish-guvernatori do të paraqitet apo jo shkruan shqiptarja.com.

Për vjedhjen e  713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në BSH është dënuar ish-përgjegjësi i arkës stok Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia si bashkëpunëtore e tij,  ish-punonjëse në BSH.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 5 =