Xhelozi për një femër, shokët e klasës ekzekutojnë 17-vjeçarin shqiptar

AktualitetKronikeKryesore
254
0
sample-ad
italivrasje

Hipoteza e ngritur nga hetuesit italianë pas marrjes në pyetje të dy të dyshuarve, 20 dhe 19 vjeç rezulton se Ismail Luli u lidh nga këmbët dhe duart në një kryq tre metra të lartë dhe më pas iu pre fyti.

Ekzekutimi i të riut është kryer nga dy shqiptarë të tjerë për shkak të xhelozisë, kjo pasi 17-vjeçari kishte nisur të shoqërohej me të dashurën e njërit prej autorëve. Mësohet se të dyshuarit si auturë jetonin prej 6 vitesh në Itali.

Vajza e cila është përfshirë në këtë mes është një shqiptare 19 vjeçe nga Maqedonia.

Hetuesit thonë kjo ka të bëjë me një  krim i cili ishte paramenduar nga dy të rinjtë që rezultojnë si autorë të kësaj ngjarje. Të tre të rinjtë duket se kanë qenë shokë me njëri-tjetrin, pasi kjo shihet edhe nga komentet mes tyre në Facebook.

“Djali im pati një fund të tmerrshëm”, shprehet nëna e 17-vjeçarit duke qarë, e cila ka një vajzë 4 vjeçe. “Nuk do t’i fal kurrë.” – ka thënë ajo.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − seven =