Itali, 17 vjeçari i cili rezultonte i zhdukur prej të dielës, gjendet i vrarë me thikë

AktualitetKronike
206
0
sample-ad

Ismael Lulli, që rezultonte i zhdukur prej të dielës së 19 korrikut, është gjetur i therur në zonën e San Martinos, ndërsa policia ka ndaluar dy shokët e tij të ngushtë po shqiptarë, për këtë ngjarje të rëndë.

Ismaeli përmes një sms njoftonte familjarët se po ndryshonte jetën dhe do shkonte në Milano, ndërsa u kërkonte që të mos e kërkonin më.

Por policia dyshon se ky mesazh mund të jetë dërguar nga dy autorët e vrasjes për të vonuar kërkimet.

17 vjecari që ishte në vitin e dytë të Institutit të Hotelerisë, jetonte me nënën dhe motrën më të vogël

Nëna e tij kërkoi ndihmën e policisë kur ai nuk u kthye në shtëpi të dielën në mbrëmje, ndërsa miqtë apeluan për ndihmë përmes facebookut.

Policia dyshon se 17 vjecari është vrarë nga më shumë se një person në një stacion hekurudhor dhe më pas trupi i tij është hedhur në përrua, ku e u gjet nga kalimtarë të rastit.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e borxheve të papaguara për sasi të vogla droge. Policia arriti të zbulonte autorët e dyshuar pwrmes tabulateve telefonike të celularit të viktimës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 6 =