Fytyrë a Maskë / Poezi nga: Jani RICOS

Shtypi letrar
295
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”35274″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Poeti i madh grek lindi në Monemvasia më 01 maj 1909 dhe u nda nga jeta më 11 nëntor 1990 në Athinë. Ishte fëmija i katërt dhe më i vogli i një familjeje fisnike pronarësh toke. Në moshën tetë-vjeçare nis të pikturojë, të shkruajë poezi dhe të luajë në piano. Gjatë luftës civile, Ricosi angazhohet në luftën kundër të djathtës fashiste, çka i kushton katër vjet qëndrim nëpër kampe të ndryshëm “riedukimi”: Limnos, Ajos Efstratios, Makronisos.

Megjithatë, ai vazhdon në kushte nga më të vështirat, të shkruajë vepra të rëndësishme në këtë kohë, që do të përmblidhen në librin “Zgjim”. Nga ferri i këtyre kampeve do të shpëtojë përkohësisht duke rigjetur Athinën, falë solidaritetit ndërkombëtar të nxitur prej poetëve dhe artistëve si Eluard, Aragon, Neruda, Picasso-s, etj.  Më pas iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare duke arritur majat jo vetëm si poet por edhe si prozator.

Më poshtë po sjellim një tuf poezish të këtij autori, të përkthyera në shqip nga Gëzim Basha.

 

DORACI

Kandilë prej balte përdhe bri një varri;

Më tutje ca enë dhe statuja guri; akoma më tej

Një dorë qeramike. Një  vendas  mbi kalë

Ndaloi befas. “ Ajo dorë është imja – tha,

E humba në mal,” dhe bëri me kokë nga binte

mali.

E mori dorën, e vuri në vend. Me po atë dorë

I ra kalit vitheve dhe humbën të dy,

Në fushën lenë djerë ku tymi ngrihej sipër shtëpive.

 

AKROBACI

I vuri pëllembët mbi dysheme; u ngrit kokëktherazi me

Lehtesi në një vertikale pothuaj ideale; madje dhe eci, duke e bërë

Te shkuaren te tashme dhe anasjelltas. Më vonë  një gropë

e beftë e thithi brënda. Sa s’na ra pika. Pas pak ra zilja

e derës.

Vrapuam tërë makth. Mund të na akuzonin për vrasje. E hapëm.

Ishte po ai, mbante një kanistër plot portokaj në dorën e djathtë.

 

FYTYRE A MASKË?

E gdhenda statujën në gur – tha ai,

Jo me skrapello; vetëm me sy, vetëm me gishta,

Vetëm me trup, me buzët e mia. Tani haroj

Kush jam unë dhe kush është statuja.”

U fsheh pas saj;

Tip i bezdisshëm– e përqafoj, e ngriti peshë

statujën dhe u iku bërë njësh me të.

Më vonë na tha se ndoshta

Statuja (vërtet  magjepëse) ish ai vet! Madje se statuja

shpeshherë shetit pa ndihmën e tij. Kush e beson?

 

SHELBIM

Natë. Kijamet. Nje grua e vetme mban vesh

Dallget si ngjiten shkalleve. Trembet mos

Mbrijne katin e dyte dhe i shuajne llamben,

Mos lagin shkrepset, mos hyjne nen shtrat.

At’here

Llamba ne det do te duket si koke e te mbyturit

Me nje mendim te vetem te verdhe. Kjo e shpetoi.

Filloi te ndjeje si iknin dallget. Aty, mbi tryeze,

Pa llamben – qelqi i pahitur me mjegull kripe.

 

ZAKON NATE

Si  therën këndezin, pëllumbin, dhe dhinë, lyen

me gjak fytyrat, zverqet dhe supet. Njëri prej tyre

u kthye nga muri dhe leu penisin. At’herë

tri gra vello bardha, aty në cep,

klithen sikur ti thernin. Në bark te secilës

një prerje se gjati gulçonte tërë gjak. Burrat

si të mos ndjenin, si të mos shihnin, shkruanin përmbys

me shkumsa, me gjërpenjë të tendosur, me ushta të vjetra. Jashtë

daulle zjarri binin e s’reshtnin nëpër mëhallë.

 

E PAARITUR

Retë mbi mal. Kush e ka fajin? Kush e ka fajin?

Heshtje, molisje,

Ai sheh para, kthen koken pas, ecen, mban kembet.

Guret jane poshte, zogjte jane siper, nje gote

Ne pravaz. Shkurret ne fusha. Duart ne xhepa.

Rena, rena. Poema lind fare ngadale. Zbrazetire.

Fjala ka vragen e te pazeshmes.

 

PA PERGJIGJE

Ku më çon prej këndej? Ku të shpie kjo rrugë? Më

Thuaj.

S’shoh gje prej gjeje. Kjo nuk eshte rruge. Vetem ca gure.

Shtylla te zeza dhe llambat ne to. Ah po se paku

Te kisha kafaz– jo kuvlin e zogut, por ate tjetrin

Me hekur te trashe dhe statuje lakuriqe. Tani e di:

I fundit vdes kurmi. Me thuaj, at’here.

Ku me çon prej kendej? S’shoh gje prej gjeje. Me mire

Qe s’shoh.

S’paska per mua pengese me te madhe per te mbrire fundin

se sa lavdia.

 

SHTEPIA E VJETER

Shtepia kish vite pa fryme njeriu. Dy te sa martuar e moren me rent

Perpara se te sillnin mobiljet, erdhen te ajrosnin dhomat.

Shkallet e drunjta

Listelat e gdhendur, musandrat, korridoret bosh dhe plot jehona.

Ne mure ca katrore ne ngjyre te eret kikiriku te mbyllur-

-kolor i haruar. Ne sallonin e gjate te katit te dyte

ca perde vishnje renduar nga tozi. I happen. Pas tyre:

Nje statuje allçie, dhe skelet’ i stermadh i nje shpendi. Gruaja

Klithi dhe ngriu. Buri beri para

Dhe ja rasi statujes çelsin ne goje.

 

POÇARI

Një ditë si i sosi shtambat, vazot e luleve dhe enët e e gjellës

i mbeti

pak baltë. Bëri një grua. Me gjinj

të beshëm, të fortë. U kthye vonë në shtëpi.

E shoqja kuisi. Ai s’beri ze. Diten tjeter

i mbeti me shume argjil. Nesermet ca me teper.

Nuk vajti fare ne shtepi. Gruaja i iku.

Syte i digjnin. Gjysem i zhveshur. Vetem me nje nape te kuqe rreth mesit

tere naten e shkoi prane grave prej balte. Ne ag

keng’ e tij u ndje matane pocerise.

E flaku tej dhe napen e kuqe. Cullak. Lakuriq. Rreth tij

shtambat bosh, saksite bosh, enet bosh, dhe gra

te bukura, verbane, pagojse me gjinj te kafshuar.

 

NDRIME

Ata e sollen plugun prej fushes,

Ata e barten fushen ne shtepi,

Nje ndrim pa mbarim e beri te kapshem

kuptimin e sendeve.

Gruaja ndroi vendin me dallandyshen

Hipi ne folezen ngjitur per tavani dhe ciceronte

Dallandyshja pa medyshje ne vendin e gruas zuri te ende

Yje, zogj, lule, peshkarexhe dhe peshq.

Po ta dije sa e bukur eshte goja jote

Do me puthje syte, te mos mund te te shihja.

 

NGASHNJIM PER TE FOLUR

Me kohë e molisje – ai tha – fjalët vdesin,

S’ngel gje per te thene. Zbrazetire. Gishtat e tij

hollake si shufra. Se mbanin as unazen. E lidhi me pe

e hodhi ne pus, e nxori serish. Zbrazetire. Pusi

s’ka uje tanime, e as unaza kurfare mesazhi.

Sidoqofte perplasja

e unazes per guresh numeron dicka te numerueshme, muzgu

mund te bjerë numrin e shkruar ne porte.

Përktheu: Gëzim Basha

 

 

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − two =