Zbulohen detajet e modelit të ri BMW i5

Auto
166
0
sample-ad

Zbulohen detajet e modelit BMW i5, që do të rivalizojë veturën e famshme elektrike Tesla model S.

Kohë më parë zyrtari I BMW-së, Klaus Froehlich, kishte deklaruar se modeli I tretë “i” do të vijë para fundit të dekadës dhe tani “AutomobileMagazine” raporton se vetura e re i5 do të prodhohet në vitin 2019 në fabrikën në Leipzig dhe do të ngjasojë me modelet i3 dhe i8.

BMW i5 do të ketë katër dyer dhe katër ulëse. Besohet se modeli i ri do të ketë 225 kuaj fuqi në motorin elektrik të vendosur në pjesën e pasme dhe 135 kuaj fuqi në motorin e vendosur përpara.

Versioni tjetër hibrid do të ketë një motor elektrik në pjesën e pasme me 275 kuajfuqi dhe një motor me djegie në pjesën e përparme me tre ose katër cilindra.
Të dy versionet besohet se do të kenë trup me fije karboni dhe do të peshojnë rreth 1500 kilogramë.

 

2017-bmw-1-series-6 BMW BMW-i5-Announced-2

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 1 =