Home / Koment / Greqia, dopjogjashta e Europës…

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Greqia, dopjogjashta e Europës…

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”36863″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]

Nga PANO HALLKO

Në datën 1 Mars të vitit në vazhdim, me firmën e shkruesit të këtyre radhëve, në faqet e kësaj gazete u botua Opinioni me titull “Fitorja e Çiprës dhe ndjesa e Manolit”. Doemos që njërit prej tyre do t`i jepte të drejtë koha, sepse nuk mund të kishin njëherazi të drejtë, si ai që “festonte” se “do t`ia mblidhte” Europës, ashtu edhe ai që i kërkonte ndjesë popullit grek, për alternativën që zgjodhi në votimet e 25 Janarit të këtij viti. E koha dhe zhvillimet e derisotme(mesa duket edhe të ardhshme), i dhanë të drejtë atij, “plakut”, Manol Glezos…

Në shekullin e XX-të Greqia bëri shtatë referendume, për… “mustaqet e Çelos”, domethënë për çështjen e mbretit. Njëra parti i përzinte mbretërit europianë(jo grekë) nga vendi, e tjetra zhvillonte referendum për kthimin e tyre në fron. Këtë përmbajtje kishin referendumet e zhvilluara në vitet; 1920, 1924, 1935, 1946, 1968, 1973, 1974.

Propaganda “demokratike” e pas viteve 1974, dy referendumet e `68 e `73-it, të cilat i zhvilloi Papadhopullua, i quan “referendume parodi”. E drejtë e tyre, por punë jo e mirë e tyre, për veten e tyre.

Kurse referendumin e vitit 1935, të cilin e zhvilloi në Greqi arvanitasi i mirë Jorgo Kondili, propaganda e quan të falsifikuar, sa i takon rezultatit. Sepse si shqiptar i mirë që ishte Jorgo Kondili, e “tereziti” mirë rezultatin: 97.88% e votave-pro kthimit të mbretit, e vetëm 2.12% kundër. Megjithatë, turmat thërrisnin: “Psomi, elja/ Qe Koço vasilja”!(Bukë me ullinj/Dhe mbretin Kostandin)! E vërteta është se e donin mbretin, i cili duke mos qenë grek, edhe mund t`i mbronte nga llava e zjarrit shoven që kisha në krye të shtetit lëshonte mbi ta, të paktën kur çështja i vinte atij në dorë.

Zgjedhja e referendumit si lëvizje politike, është çështje ndër më seriozet, në mos më seriozja që ndërmarrin shtetet moderne dhe kombet e qytetëruara. Referendumet nga ato shtete dhe kombe zhvillohen për çështje kardinale që kanë të bëjnë me kërcënime dhe rreziqe të jashtme madhore, që kërcënojnë vetë ekzistencën e shtetit, apo të vetë kombit. Kjo nuk mund të ndodhë me Greqinë, për dy arsye: Së pari se nuk plotëson ato përcaktimet e mësipërme për shtetin dhe kombin, e së dyti se “ua ka marrë dorën” referendumeve si… “Kalua kafesë”,- thotë populli ynë. Por edhe për faktin se asnjë rrezik nuk i vjen nga jashtë. Janë vetë ata, “demiurgët” e gjendjes në të cilën ndodhen.

Sepse në thelb, edhe referendumi i fundit, ky i teti, për… “çështjen e mbretit” ishte. Por jo me të njëjtin kontekst. Domethënë, a) “ta përzemë mbretin”; apo… b) “ta risjellim mbretin”. Edhe ky referendum, pati në themel pyetjet: a) “të rrimë nën këtë mbretin që quhet Bashkimi Europian”, apo b) “të ikim nga mbretërimi i tij”. Mbretërit e huaj që pati Greqia për 134 vite, i donte për t`i mjelë, domethënë që t`i kishte si garantë për huat me të cilat u themelua shteti grek i 12.000 kilometrave katrorë fillimisht. Edhe këtë “mbretin” e sotëm, po për këtë punë e deshi dhe e do: -T`i japë ai Greqisë para pa fund(me të drejtën e moskthyerjes), e kur mbyllet rubineti, ti thotë: të …… mbretërinë, o mbret!!!

A ËSHTË EUROPË GREQIA?

Në kundërshtim me logjikën, me historinë e Europës, me vullnetin e kreditorëve që kanë ushqyer dhe mbajtur me qindra miliardë Euro në këmbë shtetin grek, por edhe në kundërshtim me interesat e popullit të saj, qeveria greke vendosi të shkojë në…referendum! Brenda javës, asaj jave në të cilën shteti grek edhe de jure falimentoi, në orën 00.00 të asaj dite të Martë, në kundërshtim me të gjitha afatet dhe normat ndërkombëtare, nisën të printoheshin fletët e votimit me dy pyetjet e famshme-formuluar gabimisht.

Me ministër arvanitasin e mirë Panajot Llafazani, i cili e ka bërë rrugën Athinë-Moskë si rrugën Athinë-Tebë(së cilës sot i thonë edhe Thiva), por edhe me ministër tjetrin Pano, atë të mbrojtjes, i cili kushtet e marrëveshjes me trojkën i quajti pllakë varri mbi ekonominë e Greqisë, pllakë e cila do të çonte sipas tij në “çarmatosjen” e vendit!!!

Sepse Institucionet e Europës i rekomandonin Greqisë të ulte shpenzimet për Mbrojtjen me 400 milionë dollarë, “ministri i NATO-s” dhe “i Europës”, kërcënoi deputetët e parlamentit të Athinës se… “Europa ka qëllim të na shpërbëjë Forcat e Armatosura, e të na shkatërrojë demokracinë”, siç fjalë për fjalë tha para 15 ditësh, pasi kishte akuzuar(me emër) kancelaren Merkel dhe presidentin Holand, se “e paskëshin prerë në besë” vendin e tij. Dhe më tej ky farë ministri Mbrojtjeje, që drejton, supozohet një ushtri të NATO-s, deklaron: “Rendi, harmonia dhe uniteti i popullit, në Greqi janë të garantuara nga…Forcat e Armatosura”!(“Ta Nea”, dt. 3 i muajit në vazhdim).

…“As jemi, e as do bëhemi Europë. Është vetë karakteri i grekërve i tillë. Edhe sistemin tonë ekonomik nuk e ndërtuam, as mbi baza protestante, kurrë nuk ishim kalvinistë, as nën trysninë kapitaliste kaluam ndonjëherë, e as koloni e Europës Greqia, me përjashtim të Shtatë Ishujve dhe të Dymbëdhjetë Ishujve, nuk ishte ndonjëherë. Mund të jetë filozofia Lindore dhe mënyra e jetesës, që kanë ndikuar në formimin e karakteristikave tona të qytetërimit(nëse ky quhet i tillë). Megjithatë, nuk jemi as Lindje. Por nuk duhet të bëhemi një vend i botës së tretë europiane. Rruga drejt Europës është monopati ynë, për mbijetesën tonë. Druaj se me këto referendume, këta po ndërtojnë një përçarje të re, me mjete të tilla si populizmi, gënjeshtra dhe frikën që krijojnë te brezat për të ardhmen e tyre”…

Është vlerësimi i njërit prej shtyllave të PASOK-ut, ish ministrit të Ekonomisë greke, Aleko Papadhopulo.(“To Vima”, dt. 6 korrik 2015). Zotëria e dha këtë intervistë kto ditë, pasi është në prag të shpalljes së një partie të re.

Politikanët grekë mburrreshin në 25 vitet e fundit,duke thënë: “Hëngrëm tre “Paketat Delor”. Të cilat për hir të së vërtetës, arrinin në disa trilionë dollarë! U shtruan rrugët në Geqi(me paret që tepruan nga hajdutët partiakë të tenderave), shkoi rruga edhe në kotecin më të fundmë në atë vend, por… “vezët” nuk u panë gjëkund. Pra, vendi kishte vetëm tre “prodhime”: djathin “feta”, vajin e ullirit, dhe turizmin. Edhe këto qarkullonin në të zezë, pra ekonomia informale arrinte deri në 70%. Tani që erdhi “fatura në tavolinë”, nuk gjenden paratë. Dhe duke kultivuar pseudostatusin e një “iperusios-i laos”-pra një populli “sipëror”, “mbi të tjerët”, i bindën njerëzit se Europa e ka për detyrë që me taksat e qytetarëve të saj, të ruajë, madje të ngrejë edhe më lart, nivelin jetik të grekërve! Kurse shteti grek, një pjesë të majme të atyre trilionëve, i përdorte si municione për…mercenarët e “vorio epirit”; në pensione, pajisje të bandave ushtarake të cilat lutuan e vranë njerëz edhe në Masakrën e Srebrenicës, si dhe në rroga marramendëse për çetat greke me oficerë dhe mercenarë të ushtrisë greke, që luftonin në Ballkan përkrah Arkanit.

97 vjeçari Kostandin Micotaqi, para referendumit iu drejtua grekëve: “I vetmi shpëtim, është që të votohet “Po”! Ishte realist ish kryeministri në këtë deklaratë, por nuk e dëgjuan, pasi asnjëherë në 96 vitet e kaluar të jetës së tij, nuk u pati thënë të vërtetën. E këtë herë që ai ua tha, ata menduan: -“Lere se na gënjen, siç ka bërë gjithë jetën”.(“Vima” 3.07.2015).

Kryetarja e Parlamentit të Athinës zonja Kostandopoulou, të cilën grekët e kanë mbiemërtuar “Varufaqi në versionin femër” i kërcet dhëmbët Kryetarit të Parlamentit Europian z. Martin Sulç, në një letër plot katër faqe kompjuterike, në të cilën i thotë: -“Hiq dorë prej deklaratave me nënkuptime” për ndëshkimin e popullit grek, si edhe nga “interpretime të gabuara e të jashtë ligjshme”!!!

GJETKË I DHËMB DHËMBALLA…

Në të gjitha prononcimet, qysh nga nëpunësi më i thjeshtë i atij shteti e deri te Presidenti i tij, mungojnë shumë mendime, ide dhe variante. Por një fjali asnjëri prej tyre nuk harron ta thotë: -“Të bëjmë të pamundurën, për ruajtjen e unitetit të popullit”.

Qeveria e Athinës si kurrë ndonjëherë në historinë e saj, shkoi dhe kërkoi bashkëpunimin për Jo-në deri edhe te konsulli turk në Trakë, madje edhe të Myftiut të Trakës! Dhe është njohur nga të gjithë se çfarë ka punuar shteti grek mbi atë popullsi në 70 vitet e fundit.

Kanë arsyet e tyre historike, pasi janë fakte të njohura botërisht, se si është “kompozuar” populli, shteti, kombi, atje…

Në Shqipëri në vitin më të zi të historisë së vendit, 1997, kurdisur nga mëndjet më të zeza që kombi prodhoi (pas Esadit dhe Ahmedit), u vu gjithçka në dyshim, deri edhe ekzistenca e qenies njerëzore. Në atë vit, u çmend edhe kali, që kurrë s`e humbet toruan! Por kurrë nuk u vu në pikëpyetje uniteti kombëtar, anipse një pjesë mercenarësh të keqpaguar të pushtetit të radhës, që derdhën qumështin e grave në pazarin e Vlorës, flisnin dialektin e veriut, të pagdhendur, pa shkollë, kuptohet.

Se i mungon kjo, shteti grek ende nuk ka kërkuar të paktën ndjesë, për genocidin shtetëror të zhvilluar gjatë katër dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të XX-të.

E vërteta është që populli grek në datën 5 korrik, “sovrani” siç i thonë popullit edhe këtu në Shqipëri, votoi kthimin e dhrahmisë. Këtë e shpreh me një fjali ish udhëheqësi i Pasokut dhe ish ministri i jashtëm e i saj, Teodor Pankallua, në një intervistë dhënë dy gazetarëve, kolegëve Qoti dhe Papadhopullo në datën 7.07.2015: “Grekët votuan dhrahminë, e kjo është e dhimbshme”.

Ashtu siç është e vërtetë që mbi veshët e Kancelares Merkel, këndojnë ca “bylbyla”(ortodoksë kuptohet), të cilët i thonë: -“Zonjë e nderuar! Është në nderin Tuaj, të ndërmerrni hapin e guximshëm fisnik e ta mbani Greqinë në Euro. Por Ju keni edhe tagrin, se Ju shkon llafi”!… Këto thonë “bylbylat ortodoksë”. E nuk është e pamundur që zonja Merkel, të mos “ia marrë namin” anëtarit të ndodhur gabimisht aty. Mundet që ajo të dielën që vjen, të thotë: “Le të rrijë Greqia, edhe pak muaj apo vite me dietën e caktuar, e pastaj le ta gjejë nga ndonjë tjetër, por jo nga unë”. E diela vendos për fatin e fqinjit.

Një gjë është e sigurt. Edhe po qëndroi de jure në BE, do të nënshkruajë një Kontratë shumë më të rëndë nga ajo që i kërkohej para referendumit.

Atëherë, pse e dërguan “sovranin” në referendum?

Këto zhvillime dhe shumë të tjera, është mirë që politikëbërësit e vendit tonë, t`i ndjekin me vëmendje. Sepse, edhe Kancelarja Merkel, një ditë do të largohet nga pushteti. Por atje në Berlin, nuk do të ndryshojnë politikat dhe prioritetet, në jetë të jetëve, derisa të marrë frymë gjermani i fundit!

Është pakti që ka bërë me veten e tij ai komb, për të qenë aty ku është dhe ai që është…[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Ambasadori i BE-së: Kemi kontribuar me 42 mln euro

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca thotë se kjo është arritje historike për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − twelve =