SHKRIMI MË I ADMIRUAR I JAVËS/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, preferon ta nis ditën e parë të punës duke shkuar me urban. A do të jetë ky rituali i tij i përditshëm?

AktualitetKryesorePolitike
265
0
sample-ad

­ Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ditën e parë të punës si mjet transporti nuk ka përdorur makinës të cilit atij i ofrohet si kryebashkiak, por ka përdorur transportin publik për të shkuar në zyrën e tij.

Kryebashkiaku i Tiranës është fotografuar mëngjesin e sotëm ndërsa priste urbanin në stacion. Kjo është një gjë shumë e mirë e qytetarit të parë të Tiranës i cili përdori urbanin si mjet punë duke parë nga afër kushtet aspak komode që ofrojnë urbanët e kryeqytetit dhe problematikat që qytetarët hasin çdo ditë si nga shpejtësia me të cilën ecin por edhe kushtet e brendëshme ku në keto temperatura të larat në pjesën më të madhe të tyre nuk punon kondicioneri gjë që e bënë shumë të vështirë udhëtimin përveç trafikut që është tjetër problem.

Kjo është hera e parë që një kryetarë bashkie përdorë transportin publik, pasi kryebashkiakët e tjerë i kanë përdorur këta autobuza vetëm kur i është dashur të bëjnë show për inagurime.

Duket Erion Veliaj po ndjek një shembull perëndimorë ndryshe nga paraardhësit e tij.

 

Tani të gjithë do presin se çfarë zgjidhje do ti japi Veliaj këtij problemi pasi në fushatë ai premtoi shumë duke zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e transportit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + 20 =