Ndërpritet seanca për Alban Alikon, Prokurori kërkon psikolog për 17- vjeçarin

KronikeKryesore
242
0
sample-ad
alban-aliko_1-ok

Ndërpritet seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Alban Alikos për ngjarjen në Lazarat për shkak se Prokurori ka kërkuar praninë e një psikologu.

Sipas Prokurorit, Alban Aliko është 17 vjeç dhe për këtë nevojitet prania e psikologut.

Dy vëllezërit 17 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit, në një zonë malore e cila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës. Ata akuzohen si pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi policinë disa ditë më parë në Lazarat, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Arbjon dhe Alban Aliko nuk bënë rezistencë gjatë prangosjes dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda grupi i zjarrit në Lazarat përgatitej prej gjashtë muajsh për të sulmuar policinë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × four =