Ballsh, qëllohen me armë zjarri tre të rinj, një i vdekur, dy të plagosur

AktualitetKronikeKryesore
331
0
sample-ad
policia-naten

Ballsh-Tre të rinj janë qëlluar më armë zjarri në mesnatë në fshatin Ninsh të Fratarit në rrethana misterioze, teksa njëri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima është Alfons  Dautaj 22 vjeç nga Ninëshi dhe mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi të shtënat kanë qenë fatale. Ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Mariglen Luari nga Patos Fshati dhe Riza Fejzo.

Mariglen Luari është transportuar për ndërhyrje të specializuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja është më e komplikuar, ndërsa Riza Fejzo ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve në Fier.

3 personat sipas të dhënave të para ishin në pyllin e fshatit  Ninësh të Fratarit, kur rreth orës 01:15 janë qëlluar me armë zjarri automatik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =