Shpërthen Jozefina Topalli ndaj Bashës: Ne nuk kemi fituar, PD është katandisur si në vitin ’91, kur fitonte vetëm në Shkodër

AktualitetKryesorePolitike
306
0
sample-ad
basha-topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe një nga figurat kryesore të demokratëve, ka reaguar paraditen e së shtunës për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku PD humbi në pjesën më të madhe të bashkive.

Sipas Topallit, Partia Demokratike me reuzltatin që mori është katandisur si në vitin 1991 kur fitoi Partia e Punës më diferencë shumë të thellë ndërsa PD fitonte vetëm në Shkodër.

Në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ish kryetarja e kuvendit Topalli shton se zgjedhjet as nuk i ka fituar Partia Demokratike dhe as nuk është ringritur.

Postimi i plotë nga Topalli:

Mbreme pas mesnate shume te rinj me uronin pas nxjerrjes se rezultatit perfundimtar per Shkodren. Ato kishin qene edhe komisionere dhe me te drejte ishin aq te lumtur qe ia kishin dale me nje rezulat pozitiv per qytetin tone te dashur.I njoh personalisht keto te rinj e te reja ,e dij sa idealiste jane, sa i shkelqen fetyra nga shpresa per jeten edhe pse shume jane te papune, e dij sa shume kane punuar, e mbi te gjitha e dij sa borxh i kemi ketij brezi.

E kuptoj se duke qene me dite te tera te perfshire ne procesin e numerimit ndoshta nuk kane ndjekur rezultatet ne gjithe Shqiperine, ndoshta mbreme ishin aq te gezuar sa nuk kujtoheshin per rezultatet ne teresi, ndoshta ndonjeri kishte lexuar me titra ose kishte degjuar se ne shkalle Republike , PD kishte bere hap para, apo se kjo ishte fitore,
Nje tjeter jo i ri me tha : a te kujtohet ’91? Edhe atehere ishte pothuaj vetem Shkodra…dhe ..shtoi …”por….ne ate kohe ishte kohe idealesh , ne ate kohe kishte shprese..ne ate kohe .”….dhe nuk e zgjati se krahasimi e pa se nuk shkonte.

Une me shpirt i pergezova te rinjte dhe po ashtu falenderoj qytetaret e Shkodres, demokratet, komisioneret, numruesit, vezhguesit dhe i uroj suksese e pune te mbare Voltana Ademit.
Por une jam e trishtuar per rezultatin ne shkalle Republike.
Me mire se kushdo tjeter e dij sa e veshtire eshte te jesh ne gare kur vota blihet, kur bandat intimidojne e frikesojne.Por kete e dinim, qe nga qershori i 2013 dhe me pas ne zgjedhjet e Korces kur u pa me ze dhe figure si blihej vota.
Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 nuk plotesuan standartet , por edhe kjo nuk eshte se na zuri gafil. 

Ne nuk kemi fituar , dhe as kemi bere hap te madh perpara. Nese diferenca eshte ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vertet kemi shtuar vota , por kryesisht se Ashe ka humbur me shume se kemi shtuar ne.

Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 199 mije vota.
Ne kemi humbur ne shumicen absolute te bashkive. Harta eshte pothuaj krejt mavi dhe si pd kemi 20%, nderkohe si koalicion jemi me minus 343 mije vota.
PD ka nje beteje te veshtire perpara. Por PD duhet te shikoje me shume nga vetja.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 5 =