Xhuliano Malo, i arrestuari për ngjarjen e Lazaratit, i rrëfen Policisë "grupin e zjarrit"

AktualitetKryesore
480
0
sample-ad
xhuliano malo lazarati

Shtetasi shqiptar 17-vjeçar, Xhuliano Malo, i cili është personi i vetëm i arrestuar gjatë aksionit, ku u vra oficeri i forcave elitë të Policisë shtetit “RENEA”, i ndjeri Ibrahim Basha, gjatë marrjen në pyetje, ka dëshmuar në Polici për përbërjen e “grupit të zjarrit” i cili ka shtënë breshëri armësh në Lazarat, pasmesnatën e ditës së djeshme.I riu Malo thotë se grupi përbëhet prej pesëmbëdhjetë personash, të cilët janë shpërndarë në territorin e fshatit Lazarat në grupe më të vogal. Sipas tij, të dyshuarit kanë me vete gjashtë pushkë snajpera, të cilët i kanë blerë pak kohë më pare. Me një prej tyre mendohet se është vrarë edhe i ndjeri, Ibrahim Basha. Por në dëshminë e tij, 17 vjeçari Xhuliano Malo ka thënë se, për tu ndjerë të sigurt, pjesëtarët e grupit kanë krijuar disa minishtëpi në pyll. Përveç armëve snajper, “grupi i zjarrit” disponon edhe armatime të tjera të rënda, ka dëshmuar Malo. shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + 13 =