Vlorë, në pranga hajduti i portofolave, ndihmohej edhe nga bashkëshortja

KronikeKryesore
224
0
sample-ad
wallet sotle

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar pasi akuzohet për një sërë grabitjesh në bashkëpunim me bashkëshorten e tij. Të arrestuar janë Fodion Cepaj, 31 vjeç dhe E. Thanasi, 17 vjeçe.

Cepaj në bashkëpunim me gruan e tij, ka kryer gjashtë vjedhje. Në total, çifti ka vjedhur dhe përvetësuar rreth 203 mijë lekë të reja plus 170 euro. 17-vjeçarja do të hetohet në gjendje të lirë.
Grabitjet:
1. Më datë 05.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: F.Sh. kanë vjedhur një portofol me 28.000 lekë brenda.
2. Më datë 20.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: M.V. kanë vjedhur një portofol me 120 euro dhe 20.000 lekë (te reja).
3. Më datë 21.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në butikun e rrobave “Prestigj”, në pronësi të shtetases: Z.V. kanë vjedhur një portofol me 98.000 lekë (te reja).
4. Më datë 22.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi te shtetases: S.V. kanë vjedhur një portofol me 5.000 lekë (te reja).
5. Më datë 13.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: Y.B. kanë vjedhur një portofol me 35.000 lekë (te reja).
6. Më datë 19.05.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: B.N. kanë vjedhur një portofol me 17.000 lekë (te reja) dhe 50 Euro

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + 20 =