Pas grushtave në KZAZ nr. 1 të Malësisë së Madhe kutitë e mbetura do të numërohen në Tiranë

AktualitetKryesore
215
0
sample-ad

Kutitë e mbetura, gjatë proçesit të numërimit në KZAZ nr. 1 të Malësisë së Madhe, do të numërohen në Tiranë në KQZ. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dërguar në Tiranë erdhi pas incidentit të ndodhur në këtë KZAZ, ku në mesnatën e të martës u shënua përleshje fizike midis forcave kundërshtare politike. Raportohet për njëzetë e katër kuti të mbetura ende pa numëruar pas shpërthimit të sherrit midis militantëve, që detyroi ndërprerjen e procesit.Burimet okulare nga vendngjarja thane se përleshja midis grupeve rivale ka ndodhur në momentin që numëruesit kanë dalë jashtë për të bërë pushim. Partia Demokratike akuzon militantët e PS-së se kanë goditur me grushta kryetarin lokal të degës së tyre.

Është dashur ndërhyrja e rreth njëzetë forcave të Policisë për të zbutur përkohësisht gjakrat e tejnxehur, ndërkohë që shumë shpejt në vend kanë mbërritur edhe forcat speciale, si edhe drejtues të Policisë së Shkodrës.

Pavarësisht shtimit të forcave të Policisë situata mbeti e tensionuar dhe KZAZ numër një e kësaj Bashkia mori vendimin që kutitë e mbetura të numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri tani në këtë bashki janë numëruar 52 nga 79 kuti dhe kandidati i aleancës së majtë, Tonin Marinaj, ka marrë 7104 vota, ndërsa rivali i tij, kandidati i APPD, Anton Kokaj ka marrë 6014 vota. shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =