Minoriteti ndryshon elitën politike, ikën PBDNJ vjen MEGA

AnalizeOpinion
336
0
sample-ad

mega

Nga: Arberia News

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në minoritetin grek në Shqipëri analistë të shumtë të politikës shqiptare flasin për një “tërmet” brenda rrymës minoritare në vendin tone. Marrja e Bashkisë së Finiqit, nga Leonidha Hristo, kandidatit të përbashkët të MEGA-­s dhe ASHE-­së ku Hristo mori 52,51 % të votave kundrejt Jani Babit të PBDNJ-­së, i cili mori 47,46 % të votave, po vihet re qartë në politikën e çaltë të dy viteve të fundit që po bën kreu aktual i PBDNJ, Vangjel Dule.

Si pasojë e kësaj politike të ”pistë” nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta dhe blerjes së votës apo ndërhyrjeve fisnore, minoritarët i kanë vënë fshesën elitës politike që i ka përfaqësuar deri më sot.

Dalja haptas në publik e Dules dhe mbrojtjes së tezës ekstremiste greke, hera herës me pjestarë të MAVIT dhe SFEVA e kanë shkoqur imazhin e ” dhelprës” të përdorur më së miri nga ky i fundit.

Marrëveshja e bërë midis partisë MEGA dhe ASHE-së, në shumë minoritar shihet si zgjidhja më e përshtatshme dhe më e mirë e bërë për Bashkinë e Finiqit. Gjithashtu Bashkia e re e Dropullit ka bërë një reflektim deri diku për zgjedhjet sipas interesave që bënte deputeti Dule për votat e tyre dhe jo për zgjedhjet që duhet të bënte Dulja për interesat e tyre.

Pra duke parë rezultatet e zgjedhjeve në Bashkitë jugut e populluar kryesisht nga minoritar numerikisht del se elita politike e cila ka nisur ti përfaqësojë nuk është më PBDNJ por partia MEGA.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − six =