Çfarë tagri zyrtar ka Sali Berisha të artikuloj të tilla paralajmërime?

Editorial
410
0
sample-ad

Nga: Arber DALMATI

Sali Berisha, ka paralajmëruar mosnjohjen e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, edhe pse nuk ka asnjë tagër zyrtar për një vendimarrje të tillë. Madje jo vetëm kaq por i ka kërkuar të njejtën gjë edhe ndërkombëtarëve, duke rreshtuar një sërë arsyesh dhe konkluzionesh, që, sipas tij janë të mjaftueshme për ta përligjur aktin e mosnjohjes. Ai shkruan:

“Te dashur miq, pak me pare perfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale me e shemtuar, me poshteruese per zgjedhesit e ndershem shqiptare ne tere historine e pluralizmit te vendit.

1– Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, per dhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit. Edi Rama bllokoi marreveshjen per dekriminalizimin, hodhi poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele.

2– Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine

3– Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve

4– Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit

5– Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimit nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste.

6– Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti.

7– Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje liçencave

8– Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Francis Coppolas

9– Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur.

Duke perfunduar,i bej thirrje komunitetit nderkombetar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhenjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve”.

Ky është teksti i postuar dhe i shpërndarë nga Sali Berisha pwr shqiptarët dhe të huajt e trupit diplomatik, ndërkohë që duke ja lenë në dorë gjithkujt të gjykojë rreth realitetit që përfytyron Berisha dhe asaj çka realisht është, po përsërisim pyetjen: Çfarë tagri zyrtar ka shtetasi Sali Berisha të artikuloj të tilla paralajmërime e thirrje? Sepse është e vërtetë që dikur ai ka qenë President, Kryeministër dhe Kryetar i Partisë Demokratike, poste që e përligjin të drejtën e mësipërme, por, sakaq nuk mban asnjë prej tyre. Aktualisht dhe zyrtarisht Sali Berisha është vetëm një nga njëqind e dyzetë deputetët e Kuvendit gjë që don të thotë se ka të drejtën të shkoj të shërbej për mbarëvajtjen sa më mirë të procesit në zonën e vet zgjedhore dhe të hedh votën në kutinë e votimit.

Sepse gjithë të tjerat për të cilat ai merr përsipër të shprehet janë kompetencë e strukturave të zgjedhura e të emërtuara për ta ushtruar këtë të drejtë dhe që deri në çastin kur deputeti pensionist Sali Berisha publikoi paralajmërimin e vet nuk kanë dhenë asnjë sinoptik qoftë edhe përafruese me atë që konfirmon Berisha. Madje nuk e ka konfirmuar as edhe Lulzim Basha, kryetari de fakto i partisë që dikur Berisha drejtonte. shtypi.net

Facebook Comments

Website Comments

  1. Suferina
    Reply

    Sala ka tagrin e humbesit te perhershem dhe me kete tager, ka edhe te drejten te lehe sic ka bere gjithe kohen.Cuditem me ju gazetaret qe i kushtoni kaq rendesi e nuk ia kuptoni dhimbjen njeriut qe po i humb cifligjet njerin pas tjetrit.

POST A COMMENT.

2 × three =