Bumçi: Nga makina ime nuk dalin kriminelë, kjo intrigë ka qëllim të përligjë terrorin mbi qytetarët e Lezhës

KryesorePolitike
246
0
sample-ad
aldo89

Lidhur me akuzat hedhur në drejtim të Aldo Bumçit sa i takon incidentit të djeshëm, ai është shprehur sot se askush nuk e beson se nga makina e tij kanë dalë kriminelë me armë dhe me lekë. Ai ka dënuar çdo akt dhune dhe mbi të gjitha, çdo akt që tensionon situatën.

Aldo Bumçi i ka konsideruar veç shpifje të gjitha akuzat në lidhje me incidentin e ndodhur në fshatin Kooperative në Rrile të komunës së Shenkollit në Lezhë, ku disa persona nga një makinë kanë qëlluar me armë në ajër pranë makinës ku udhëtonte Monika Kryemadhi me anëtarë të shtabit elektoral dhe vajzën e saj Bora.

“Askush nuk mund ta besojë në Lezhë, në Tiranë, kudo që më njohin që nga makina e Aldo Bumçit dilkan kriminelë me armë, me lekë. Nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur. Deri tani ne kemi komunikuar me policinë dhe deri tani nuk ka konfirmim që ngjarja ka ndodhur, por nëse ngjarja ka ndodhur, ne kërkojmë zbardhjen e kësaj ngjarje dhe dënojmë çdo akt dhune dhe çdo akt që tensionon situatën. Por duket qartë që kjo intrigë, ky skenar i vjetër si në kohën e komunizmit ka vetëm një qëllim, të përligjë terrorin mbi qytetarët e Lezhës”, ka deklaruar ai.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − one =