Kukan: Politikanët të respektojnë ligjin dhe procesin zgjedhor, rikujtoj marrëveshjen e dhjetorit

AktualitetKryesore
269
0
sample-ad
Eduard KUKAN

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan në një deklaratë për mediet u ka bërë thirrje partive politike në Tiranë për zhvillimin e zgjedhjeve me standard.

Kukan nënvizon se vetëm zgjedhje sipas standardeve evropiane do të kontribuojnë në përforcimin e institucioneve lokale në Shqipëri. Kukan u ka kërkuar politikanëve shqiptarë që të respektojnë ligjin.

 

“Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për konsolidimin e procesit demokratike në Shqipëri dhe për integrimin e mëtejshëm të vendit në Bashkimin Evropian.

Shpresoj që Shqipëria të arrijë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet demokratike. Vetëm zgjedhje të tilla do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë lokale dhe besimin e votuesve tek përfaqësuesit e tyre.

U kërkoj të gjithë politikanëve që të respektojnë ligjin dhe procesin zgjedhor si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, rikujtoj marrëveshjen e partive të dhjetorit 2014, që parandalon individët me të dhëna kriminale nga mbajtje e postit publik.

Parlamenti Evropian do të ndjekë nga afër procesin zgjedhor. Shpresoj që politikanët shqiptarë dhe votuesit do të respektojnë në këto zgjedhje standardet dhe vlerat evropiane”, mbyll deklaratën Eurodeputeti Kukan.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + thirteen =