Fushë Krujë, shpërthim me tritol pranë një lokali, vetëm dëme materiale

KronikeKryesore
155
0
sample-ad
shperthim7

Sulmohet me tritol biznesi  i nënkryetarit të komunës Thumanë. Një shpërthim me tritol u shënua në orët e vona të së mërkurës në lagjen ‘Punëtori’, të qytetit të Fushë-Krujës.

Lënda shpërthyese ishte vendosur pranë lokalit ‘7 yjet’, në pronësi të shtetasit me iniciale K. Q. 45 vjeç,banues në Krujë.
Nga shpërthimi janë dëmtuar gjeneratori i lokalit dhe xhamat e një mjeti të parkuar pranë më targa KR8533A, tip sharon, ngjyre gri, në pronësi të shtetasit H.I” informoi policia.

Shpërthimi ndodhi pranë një vendi ku ishte vendosur një billbord i kandidatit të Partisë Demokratike për këtë bashki.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të Krujës, eksperte Xhenier të Njesitit Anti Eksploziv Reparti RENEA Tiranë, te cilët do të përcaktojnë sasinë dhe llojin e kësaj lënde shpërthyese.
Po punohet për identifikimin , zbulimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë prane Gjykatës së Shkalles së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të ” Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe ” Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + 13 =