Vazhdon tërmeti tek rimbursimet, përgatitet shkarkimi i zv.drejtorit të Fondit, Sokol Skura

AktualitetKryesore
254
0
sample-ad

Pharmacist Vjedhja nëpërmjet skemës së rimbursimit  të barnave, përveç ndjekjeve penale, pritet të shoqërohet dhe me largime nga puna. Pas dorëheqjes së drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Sigurimeve, Astrit Beci dhe arrestimit të homologut te tij të Tiranës Pjerin Xhuvani,  Drejtoresha e Komanduar e Fondit të Kujdesit të Sigurimeve Shëndetësore, Milva Ikonomi, pritet të vërë në zbatim masat administrative të parashikuara për personat e implikuar dhe që u përmendet emri në raportet e Auditit të Njësisë Antikorrupsion, ndër të cilët, zv.drejtori i Fondit Sokol Skuraj. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i pyetur në lidhje me këtë çështje, tha se masa administrative do të vazhdojnë si në Fondin qendror, ashtu dhe në atë rajonal. “Së pari, ne kemi një komunikim me ILDKPI-në për të parë konfliktin e interesit ose jo, të detyrës së tij me tregun farmaceutik. Ndërkohë, drejtuesja e re e Fondit e komanduar që sot do të vazhdojë të zbatojë edhe rekomandimet e njësisë antikorrupsion të Këshillit të Ministrave. Ka masa në vijim dhe në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Drejtorinë e Tiranës. Masat janë masa administrative, ndërsa çështjen me organet e prokurorisë, ndjekin linjën e tyre”, tha Beqaj. Ministri Beqaj i bëri këto deklarata gjatë inaugurimit të një qendre të re shëndetësore në zonën e “Don Bosko”-s, e cila do t’u ofrojë shërbim 25 mijë banorëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × four =