Video shokuese/ Autobusi shkel tre sportistë në Baku 2015

Sport
251
0
sample-ad

banu_4024

Tre sportiste austriake janë goditur nga një autobus në fshatin olimpik. Një video tregon dështimin e mjetit për të frenuar dhe përplasjen mbi tri notaret.

Dy prej sportisteve, Vanessa Sahinovic dhe Luna Pajer, u dërguan menjëherë në Vjenë me avionin personal të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndërsa e treta, Verena Breit, është mirë nga ana shëndetësore.

“Sahinovic u dërgua në Vjenë me fraktura në kocka, dhe është operuar gjatë gjithë natës. Ajo është dëmtuar rëndë në shpinë, në legen dhe kofshë. Aktualisht, Sahinovic është në koma artificiale, dhe do i nënshtrohet operacioneve të tjera në ditët e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Komitetit Olimpik Austriak.

Zyrtarët thonë se një prognozë e saktë për Sahinoviç do të jepet në ditët e ardhshme, ndërsa Pajer, thjesht ka thyer një krah dhe do të lërë spitalin pak ditë më vonë.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + 5 =