Lushnjë, prangoset kryekomunari pasi goditi me sende të forta një 62 vjeçar

KronikeKryesore
233
0
sample-ad
176624

Kryetari i komunës Ballgat në Lushnjë, Shërbet Sharka, është prangosur nga policia teksa pas një debati të çastit ka goditur me sende të forta në kokë një 62 vjecar.

Mësohet se konflikti mes kryekomunarit dhe të moshuarit me iniciale R. H ka ndodhur pranë komunës, ku debati verbal ka agravuar edhe në përdorimin e dhunës.

Mësohet se 62 vjecari, banues në fshatin Garunjas të kësaj komune ka marrë plagë të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut ndërkohë që po mer mjekim në spitalin e Lushnjës

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë në Lushnje për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” .

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 3 =