Si të parandalojmë fryrjen e barkut

Shendeti
304
0
sample-ad
bark-i-sheshte_copy

Sindromi i zorrës së irrituar (SZI) është një çrregullim i zorrës së trashë, i cili karakterizohet me dhimbje barku të lehta dhe në formë krampesh, fryrje barku, kapsllëk (konstipacion), diarre ose e alternuar. Kjo e bën personin që vuan nga SZI të mos ndihet rehat në jetën e përditshme.

Duke kontrolluar mënyrën e të ushqyerit (të ngrënit shpejt, me këmbë etj), përmbajtjen ushqimore të dietës pasi janë shumë ushqime, të cilat mund të shkaktojnë ose të shtojnë shqetësimet. Por jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtin ndikim nga të njëjtat ushqime. Ndaj dhe nuk ka një listë fikse me ushqimet qëduhet të evitohen.

Për të pasur një të tillë nevojitet të mbahet një ditar përshkrimi të simptomave dhe të ushqimeve që konsumohen, çfarë, kur, sa dhe si është e gatuar apo e kombinuar.

Në këtë mënyrë çdokush krijon listën e tij të ushqimeve që duhet të evitojë apo të monitorojë. Duhet treguar kujdes pasi shpeshherë mund të duhet të evitohet edhe një kategori ushqimesh që është jetësore për shembull bulmeti.

Në këtë rast duhet të zëvendësohen me ushqime të tjera për të mos na shkaktuar kequshqyerje. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të kërkojmë ndihmën e një dietologu për të përcaktuar një menu të ekuilibruar në nevojat tona.

Por, përveçse çfarë ha disa njerëz kanë përmirësim edhe kur fillojnë të hanë me më kujdes. Zakone në mënyrën e të ushqyerit që lehtësojnë simptomat janë:

  • Vendosja e një orari fiks të vakteve
  • Të ngrënit shpesh dhe pak (të evitohen vaktet e mëdha)
  • Të ngrënit ngadalë rreth 20 min (për vaktet kryesore)
  • Përtypja e mirë e ushqimit (15-20 herë minuta)
  • Mos pirja e ujit gjatë vaktit (sidomos ujë të ftohtë) dhe në sasi të madhe dhe shpejt.

Faktorë të ndryshëm që ndikojnë negativisht janë:

  • Pijet alkoolike
  • Pijet me përmbajte kafeine (kafe, kakao, çaj, pije të tipit kola)
  • Kombinimi kafe me qumësht
  • Pijet me gaz
  • Përdorimi i çamçakëzave (shton gëlltitjen e ajrit si pasojë e shtimit të gazrave)
  • Duhani
  • Vaktet me sasi yndyre të lartë (kryesisht yndyrat e këqija) të skuqura dhe pikante
  • Medikamente të ndryshme (vihet re kryesisht në moshën e tretë)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + 9 =