Gjykata e Lartë, një tjetër sfidë Prokurorisë që kërkoi ndëshkimin e dy deputetëve socialistë

AktualitetKronikeKryesore
404
0
sample-ad

Vendimin për shpalljen të pafajshëm të dy deputetëve Gjykata e Lartë e morri pas shqyrtimit të çështjes dhe konstatimit se, për rastin në fjalë, nuk ka vepër penale. Një konstatim vërtetë i çuditshëm ky po të kihen parasysh pamjet fare të pastra të kamerave.

Në sencën e sotme Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen në ngarkim të dy deputetëve socialist Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, duke e hedhur tërësisht poshtë kërkesën e bërë nga Prokuroria. e cila, në një séance të mëherëshme, kishte kërkuar dënimin me një vit burg për deputetin Arben Ndokën dhe tetë muaj për deputetin  Pjerin Ndreun. Dy deputetët akuzohen për ushtrim dhune në ambientet e Parlamentit ndaj deputetit të opozitës Gent Strazimiri.

Vendimin për shpalljen të pafajshëm të tyre Gjykata e Lartë e morri pas shqyrtimit të çështjes dhe konstatimit se, për rastin në fjalë, nuk ka vepër penale. Një konstatim vërtetë i çuditshëm ky po të kihen parasysh pamjet fare të pastra të kamerave, që tregojnë hapur si grushtat e thatë që deputeti Ndoka ka derdhur mbi Strazimirin, ashtu edhe goditjen e tij, nga pas shpine, të bërë nga Pjerin Ndreu.

Të dy deputetët kanë kërkuar falje për rastin dhe janë shprehur se gjithçka ka ndodhur për arsye personale dhe në gjaknxehtësi e sipër, megjithatë kjo nuk i shkarkon ata nga përgjegjësia penale, për të cilën Gjykata e Lartë shprehet se nuk ekziston. Pasi edhe grushtat e sherreve të ndodhura jashtë sallave të institucioneve janë vepër e kryer në gjaknzehtësi e sipër e megjithatë autorët e tyre rezultojnë të dënuar.

Pas vendimit të pafajësisë dy deputetët socialist Ndoka e Ndreu do të kthehen në sallën e Parlamentit  fare të pastër, pa asnjë ngarkesë fajësie dhe të inspiruar se i kanë thyer dhëmbët një përfaqësuesi të opozitës. shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + 4 =