KANDIDATI VELIAJ E NIS JAVËN DUKE PIRË KAFE MË UNIONIN E TREGTARËVE AGROUSHQIMOR

AktualitetKryesore
225
0
sample-ad

Qëllimi i takimit ndërmjet Veliajt dhe unionistëve ka qenë diskutimi i problematikës, me të cilat është ndeshur dhe vazhdon të ndeshet ky komunitet, si pasojë e keqmenaxhimit të punëve nga ana e pushtetit lokal, i cili shpesh herë bëhet pengesë serioze për ushtrimin e aktiviteteve tregtare.

Kandidati garues për postin e kryebashkiakut të kryqytetit, Erion Veliaj, e ka nisur javën elektorale me një takim ndërmjet tij dhe drejtuesve të Unionit të Tregtarëve Agroushqimor/UTA/, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht kërkesës së bërë prej tyre.

Qëllimi i takimit ndërmjet Veliajt dhe unionistëve ka qenë diskutimi i problematikës, me të cilat është ndeshur dhe vazhdon të ndeshet ky komunitet, si pasojë e keqmenaxhimit të punëve nga ana e pushtetit lokal, i cili shpesh herë bëhet pengesë serioze për ushtrimin e aktiviteteve tregtare.

Çentralizimi dhe vendosja e monopolit mbi tregjet, nga klane të caktuara, përdorja e Policisë Bashkiake për të goditur padrejtësisht tregtarët, moslejimi i ushtrimit të tregtisë, sipas parimit të konkurencës së lirë dhe në shërbim sa më pranë konsumatorit tiranas etj., kanë qenë një pjesë e problematikës që unionistët i kanë parashtruar kandidatit Veliaj, i cili ka shprehur, më pas, idetë e tija rreth strategjisë që ka planifikuar të zbatoj në rast fitoreje të zgjedhjeve.

Sipas panoramës së parashtruar nga përfaqësuesit e Unionit të Trëgtarëve Agroushqimor, që është edhe struktura më e konsoliduar e mbrojtjes së të drejtave të tregtarëve, del se nga ndërhyrja e pavend e strukturave përgjegjëse të pushtetit vendor, tregjet janë krhyer në monopol, duke mosfunksionuar sipas parimit të konkurencës dhe drejtimit të lirë të pronarëve të tyre.

Drejtimin e tregjeve e bëjnë përfaqësues të klaneve, të cilët diktojnë deri edhe hapjen e mbylljen e tregjeve që nuk janë nën diktatin e tyre. Si pasojë e kësaj politike centralizueso-diktuese, disa muaj më parë, iu vu dryni tregut të ish Uzinës “Dinamo”, më të madhit dhe më modernit në kryeqytet, vetëm e vetëm për të ngritur një të ri në Kashar.

Por të tjerë tregje anormale vazhdojnë të funksionojnë nën po të njejtin motiv të papërputhshëm aspak me funksionalitetin në ndihmë të klientëve.

Një tjetër problematikë e qenë prezente në bisedën e përfaqësuesve të UTA me kandidatin Erion Veliaj lidhej me kërkesat e fermerëve të rrethit të Tiranës për të qenë të lire në shitjen e produkteve të prodhuara prej tyre.

Sepse ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë që ndaj tyre ushtrohet presion nga padronët e tregut të Kasharit, të cilët nuk ia mundësojnë tregtimi në rrugë të lirë e konkuruese por duke i diktuar e bërë presion të vazhdueshëm.

Në fund të takimit, kandidati Erion Veliaj u ka parashtruar unionistëve strategjinë e qeverisjes së kryeqytetit prej tij, ku tregtia e lirë nëpërmjet konkurencës së nderëshme, qënia e saj sa më pranë klientëve tiranas, si dhe hapja e tregjeve të reja, sa më funksionale, përbëjnë prioritetet e pritëshme.

* Marrë nga “Arberia News”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 11 =