Ebubeker, përfaqësuesi shqiptar i ISIS, saktëson deklaratën për sulme të tmerrshme në Shqipëri

AktualitetKryesore
371
0
sample-ad

Videomesazhi i dërguar mbrëmjen e djeshme është keqkuptuar pasi ISIS nuk synon të sulmojë shqiptarët, por të gjithë popujt fqinjë që kanë tronditur shqiptarët ndër vite”, ka saktësuar  Ebubeker, i vetëidentifikuari si mbështetës i Hilafetit në Shqipëri.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të jenë pjesë e sulmeve që ISIS ka paralajmëruar se do të ndërmarrë ndaj vëndeve të Ballkanit. Ky është lajmi më i ri i sjell nga territori i shtetit islamik prej tv- “A1Report”, i cili ka publikuar se ka mundur të komunikojë me një përfaqësues shqiptar të ISIS i cili paralajmëron sulme të koordinuara për vendet fqinje, që rrethojnë Shqipërinë, e kryesisht për Maqedoninë dhe liderët e saj.

I vetëidentifikuar si Ebubeker, mbështetës i Hilafetit në Shqipëri, ai nuk pranon të tregojë vendndodhjen e tij, por thotë se ka si qëllim që të qetësojë popullin shqiptar pasi ata nuk do të preken nga sulmet e ISIS.

Sipas përfaqësuesit Ebubeker vëllezërit myslimanë që i janë bashkuar luftës së ISIS-it do të marrin hak për dëmet që i janë shkaktuar popullit shqiptar nga fqinjët.

“Videomesazhi i dërguar mbrëmjen e djeshme është keqkuptuar pasi ISIS nuk synon të sulmojë shqiptarët, por të gjithë popujt fqinjë që kanë tronditur shqiptarët ndër vite”, shprehet ai gjatë komunikimit me “A1 Report”, përmes të cilit paralajmëron se shpejti sulmi në vendet e rajonit. Sulm që, sipas tij, do të jetë i koordinuar, paralel dhe spektakolar. Ai i referohet drejtuesve të qeverisë maqedonase dhe asaj serbe duke i konsideruar ata si felëshues dhe hipokrit.

Ndërkohë gjatë komunikimit me median shqiptare,  Ebubeker hedh akuza të rënda edhe për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin duke i konsideruar ata tradhtarë pasi sipas tij ISIS ka informacione për marrëveshjen që këta të fundit kanë bërë për Serbinë e Madhe. Por edhe paralajmëron kryeministrin Gruevski të bëhet gati e të presë ata që ai vetë i ka quajtur “terroristë” e “barbarë” pasi këta të fundit do të vijnë me shpatë për të prerë koka.

“Dhe i vetmi kontakt ndërmjet nesh (ISIS) dhe maqedonasve do të jetë asgjë tjetër përveç shpatës, dhe ISIS nuk do të bëjë dallime”, njofton Ebubeker.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 6 =