Basha, kryebashkiaku më i paturpshëm,më i aftë dhe më i sinqertë

KomentOpinion
442
0
sample-ad

 Nga: Xhovani SHYTI *

Kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili mban njëkohësisht edhe postin e kryetari i partisë më të madhe të opozitës PD, ka nxituar të firmosë një leje ndërtimi për të bërë shtesë kati për veten e vet në katin e 13 të pallatit ku banon. Bëhet fjalë për nje shtesë kati mbi taracën e pallatit 12 katësh, që ndodhet pas stadiumit “Qemal Stafa”.

E ka ndërmarrë këtë iniciativë të paprecëdentë, Lulzim Basha, vetëm pak ditë para se të dorëzojë zyrën e tij në Bashki, duke hyrë në historinë e këtij vendi të drobitur nga shfrytëzimi i papërmbajtshëm i pushtetarëve, jo vetëm si më i paturpshmi kryebashkiak, por edhe si Kryetari më i aftë e më i sinqertë për të pohuar humbjen e padiskutueshme të forcës politike që drejton në zgjedhjet e pritëshme lokale të 21 qershorit.

Publikimi i aktit zyrtar të firmosjes së lejes së ndërtimit për vete nga kryebashkiaku I Tiranës Lulzim Basha është komentuar gjerësisht si një “veprim amoral”. Si “kulmi i paturpësisë së një zyrtari të lartë që i shfrytëzon ditët e fundit të qënies në pozitë për të përfituar personalisht”.

Por ai është komentuar edhe si një skandal politik.

“Skandali fillon me abuzimin e kryebashkiakut në detyrë Lulzim Basha mbi një pronësi kolektive në pallat, duke përdorur taracën si shesh ndërtimi personal, dhe vazhdon me mungesën e thellë të etikës dhe abuzimit me postin duke i dhënë leje vetes për të uzurpuar një hapësirë publike”, komentonte “exspress”, i ndjekur nga komentues të tjerë mediatik dhe jo mediatik.

“Të bësh një shtesë në katin e 13 të një pallati duke qenë Kryetar Bashkie, do të thotë ti japësh fund çdo debati mbi skrupujt moral dhe mbi mënyrën se si e trajton qytetin si pronë private”, ishte përmbajtja thelbësore e të tjera komenteve.

Por, përveçse si “veprim amoral”, firmosja e lejes së ndërtimit nga kryebashkiaku Basha për të lejuar z. Lulzim Basha të bëjë shtesë kati mbi taracën e pallatit 12 katësh ku banon, për nga guximi është cilësuar edhe “akt i paprecedent”, po edhe si manifestim i një karshillëku të hapur që një zyrtar i lartë pushteti i bën taksapaguesve, madje edhe ligjit.

Por akoma më i paprecedent, sesa ky veprim i një Kryebashkiaku që erdhi e iku duke mos lenë gjurrmë as edhe tek kazanët e pandryshuar të plehrave, ka qenë reagimi i institucionit që ai drejton, që prej katër vitesh, e që e konsideron normale firmosjen e lejes nga kryebashkiaku Lulzim Basha për qytetarin Lulzim Basha.

Në vend që, minimalisht, për skandalin në fjalë të heshtëte, përkundër komenteve tërësisht kundër firmosjes së lejes, Bashkia e Tiranës e konsideron atë një të drejtë që qytetarit të thjeshtë Lulzim Basha i takon.

Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të Bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk paska arritur ende të kuptojë se kryebashkiaku Lulzim Basha, për sa kohë gëzon këtë detyrë, për fatin e tij të zi, nuk mund ta shfrytëzojë atë për ti shërbyer qytetarit të thjeshtë Lulzim Xhelal Basha, me të cilin e theksojmë ka konflikt interesash.

* Kryeredaktor Shtypi.net

Facebook Comments

Website Comments

POST A COMMENT.

5 × four =