Zbulohet plani i komandos kosovare që ndezi luftë në lagjen e "Trimave" në Kumanovë

AktualitetKryesore
265
0
sample-ad

Luftimet e datës 9 maj 2015 të ndodhura midis forcave të policisë maqedonase dhe grupit të armatosur, nga Kosova, nuk kanë qenë planifikuar të ndodhin në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, por në Kriva Pallankë, një kazermë ushtarake që ndodhet në kufirin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

 Kështu ka bërë të ditur gazeta “Zhurnal”. E cila, duke ju referuar burimeve jo zyrtare, ka bërë të ditur se plani i mësymjes ka qenë i përgatitur në mënyrë të sofistikuar nga shërbimet sekrete maqedonase, sipas të cilave grupi komando i kosovarëve do të sulmonte kazermën ushtarake në qytezën e Kriva Pallanka, të Maqedonisë, që ndodhet në afërsi të kufirit me Bullgarinë.

Po ashtu,”Zhurnal” njofton se udhëheqësia e grupit të Kosovës ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet sekrete maqedonase, nga të cilër është pritur sinjali që të sulmohet kazerma ushtarake, ku flitet se ka një sasi të madhe të armëve të ndryshme.

Plani ka qenë që kazerma të sigurohet vetëm nga katër roje ushtarake, të cilët grupi i armatosur do ti eliminonte shumë lehtë dhe do të kishte në dorë kontrollin e plotë të armatimit dhe municionin e kazermës.

Qëllimi i këtij plani të koordinuar më së miri ka qenë ndërkombëtarizimi i çështjes, lidhja e tij me terrorizmin islamik dhe organizatën ISIS në Irak e Siri, nga që nëpërmjet komenteve të porositura do të publikohej se një pjesë e madhe e armatimit të marrë nga kazerma ushtarake e pushtuar e që do duhej të ishte në duart e grupit të armatosur, do të kishte për destinacion final Lindjen e Afërt.

“Zhurnal” publikon gjithashtu se komandos kosovare i ishte premtuar nga shërbimi sekret maqedonas se do ti merrte pa ndonjë problem stacionet e policisë dhe kazermën ushtarake në Kriva Pallankë dhe pas pushtimit do ti hapej një korridor i posaçëm për t’u tërhequr nga Maqedonia, ndëtkohë që policia maqedonase të niste një aksion të zgjeruar nën pretendimin se shteti ishte në prag të luftës, i rrezikuar nga grupe të armatosura.

Mirëpo, në moment të fundit ky skenar ka dështuar, nën frikën e autoriteteve për dalje jashtë kontrollit të situates nga që në afërsi të kazermës së ushtarake të Kriva Pallankës është zona kufitare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, gjë që do të shkaktonte tensione të mëdha mes dy shteteve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − five =