Të pasurit do të bëhen të pavdekshëm

Shkenceknologji
350
0
sample-ad
291114D900000578-0-image-m-8_1432573207589-620x402

Të pasurit do të bëhen njerëz me organizëm kibernetik, gjë e cila do të jetë evolucioni më i madh në biologji që prej lindjes së jetës. Sipas Yuval Noah Harari, profesor në Universitetin hebre në Jerusalem, ndryshimi radikal do të ndodhi në 200 vitet e ardhshme.

Me anë të bioteknologjisë dhe inxhinierisë gjenetike, Harari pretendon se të pasurit do të transformohen në një qenie hyjnore, të pavdekshme me fuqi të plotë mbi jetën dhe vdekjen.

“Mendoj se brenda 200 viteve të ardhshme, njerëzimi do të shkojë një shkallë më lart sa i takon idesë së pavdekësisë. Kjo do të arrihet përmes manipulimit biologjik apo inxhinierisë gjenetike duke krijuar kështu organizëm kibernetik, pjesë jetësore jo organike”, shprehet profesori.

291114E600000578-0-image-m-5_1432573178524“Ky do të jetë evolucioni më i madh në biologji që prej lindjes së jetës. Njerëzit do të jenë të ndryshëm nga sot, siç jemi të ndryshëm nga shimpanzeja.”

Por, teknologjia për të bërë këtë, sigurisht që do të jetë vetëm për njerëzit shumë të pasur thotë Harari. Ai nënvizon se deri tani njerëzimi është mbajtur i bashkuar me shpikjet “trilluese” si besimi, paratë dhe ideja e të drejtave themelore. “Por gjatë shekujve të fundit, njerëzimi po bëhet gjithnjë e më shumë i fuqishëm.”

Ai shton se, vendi më interesant në botë për nga perspektiva e besimit nuk është Lindja e Mesme, por Silicon Valley. Atje po zhvillohet ajo që përshkruhet si “techno-religion”, ku besohet se vdekja është vetëm një problem teknologjik. “Tani po themi që nuk na duhet Zoti, por vetëm teknologjia.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + 4 =