Skandal në Serbi, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç seks me dy femra të një reality show

AktualitetKryesore
324
0
sample-ad

Një skandal seksual ka shpërthyer në Serbi ku në shënjestër është vënë ish-Kryeministri serb dhe njëherësh Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Lajmi është publkuar ditën e sotme nga gazeta serbe “Kurir” sipas së cilës Daçiç ka pasur një marrëdhënie seksuale me dy pjesëmarrëse  të famshme në një ‘Reality Show me Çifte’.

Bëhet fjalë për një ish-anëtare të grupit “Modelsice” Ruzica Veliçkoviç e cila në gjendje të dehur ka pranuar se ajo dhe Natasha e cila gjithashtu konkurrojnë në këtë shfaqje, kanë pasur marrëdhënie seksuale me Daçiç dhe se ai i ka paguar rreth 300 euro.

Nga ana e tij, ish-kryeministri reagoi duke thënë se kjo është një gënjeshtër dhe se për këtë gjë do të ngrejë padi.

naslovna-25052015-1432492814-666121 (1)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =