Këta janë nëntë personat e vrarë gjatë betejës me armë në lagjen shqiptare të "Trimave" në Kumanovë

AktualitetKryesore
303
0
sample-ad

Burimet mediatike kanë publikuar ditën  e sotme listen e personave të vrarë në konfliktin e armatosur të ndodhur në lagjen shqiptare të “Trimave”, në qytetin maqedonas të Kumanovës. Trupat e tyre janë tërhequr nga të afërmit e familjarët në morgun e Shkupit për tu varrosur në vëndet e tyre në Kosovë. Viktimat janë nga Prizreni, Deçani, Gjakova, Rahoveci, Prishtina, Lipjani, Ferizaj.

Sipas mediave të Kosovës dhe Maqedonisë , emrat e viktimave janë :

– Xhafer (Hysen) Zymeraj, nga Prizreni, i lindur në vitin 1972.

– Beg (Miftar) Rizaj, nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977.

– Mirsad (Osman) Ndrecaj, nga Gjakova, lindur në vitin 1979.

– Valon (Selim) Kabashi, nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985.

– Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978.

– Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975.

– Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965.

– Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983.

– Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − seven =