Erion Veliaj: Mora një gjysmë PO-je nga Halim Kosova që të dalim në debat televiziv

AktualitetKryesore
262
0
sample-ad
erion halimi

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, tha sot në Tiranë se ka marrë një “gjysmë PO-je” nga rivali i tij për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova që të dalin në një debat televiziv. Erjon Veliaj kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, foli mbi debatin e mundshëm, në një takim për biznesin, ku ftoi kundërshtarin e tij, kandidatin e djathtë, Halim Kosova në një përballje publike nesër (të enjten) në ora 21:00, siç përsëriti disa herë ai, në televizionin më të madh kombëtar, por pa e përmendur me emër se për kë TV bëhet fjalë. “Ka ardhur momenti për të bërë një debat public mes kandidatëve, për të ballafaquar projektet dhe për të marrë përgjegjësit mbi supe.

Jam gati dhe ftoj z. Halim Kosova të përballemi nesër në ora 21:00 në debat publik në Televizionin më të madh kombëtar në vend. Mendojë se shqiptarët duhet të shohin kë kanë përballë”, tha Veliaj. Nga zyra elektorale e Kosovës nuk ka deri tani ndonjë reagim. Vetë Kosova dhe PD disa herë janë shprehur deri dje se janë kundër debateve që i quajnë të pafrytshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × two =