EKSKLUZIVE/ Biznesmenët braktisin Partinë Demokratike. Asnjë prej dashnorëve të dikurshëm nuk është afruar

sample-ad

Në ndryshim të theksuar nga vitet kur Partia Demokratike gëzonte frutet e pushtetit dhe në kohë fushate biznesmenët, por edhe të tjerë tregtarë e persona të pasurura zinin rradhën për të ofruar sponsorizime, këtë vit mungesa është totale dhe për pasojë arka e sponsorve të PD është zero.

Konfirmimin e këtij fakti e kanë bërë të ditur ekskluzivisht për “shtypi.net” burime konfidenciale brenda Partisë Demokratike, të cilat kanë precizuar se deri më sot askush nga biznemenët nuk ka trokitur në portën e PD-së për të ofruar ndihmë financiare për fushatën.

E dhimbshme është se ka një ndryshim thelbësor nga vitet e shkuara, një braktisje totale nga sponsoret, madje edhe nga ata më fanatikët tanë, ka shpjeguar burimi i “shtypi.net”, duke ja faturuar këtë masave të fshehta që kryeministri Rama ka ndërmarrë me qëllim që ta thajë fare pellgun e financimeve të PD-së.

Mesa kemi dijeni, nëpërmjet strukturave të tija legale dhe jo legale, Edi Rama ka futur frikën tek ish sponsoret tanë biznesmenë, duke i kërcënuar me ndëshkim represive nëse konstaton se na kanë ofruar sponsorizime dhe në këtë pike e mirëkuptojmë mosafrimin e tyre, ka vazhduar të komentojë burimi, duke pohuar ndërkohë se, në fundjavë, priten bisedime me tre biznesmenë lidhur me këtë problem madhor, që mund të ketë pasoja negative në rezultatin e zgjedhjeve. Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + fourteen =