Ancelotti dëshiron të qëndroj në ‘Bernabeu’

Sport
265
0
sample-ad
auto_ancellott1431590360

Është vënë në dyshim të madh e ardhmja e trajnerit italian Carlo Ancelotti pas eleminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Italiani ka thënë se do t’i pëlqente të qëndronte në ‘Santiago Bernabeu’, por ka shtuar se për këtë do të diskuton me klubin pas përfundimit të sezonit.

“Të flasësh në këto momente për të ardhmen nuk ka kuptim. Jemi të trishtuar, por unë u jam mirënjohës lojtarëve. Na mbeten edhe dy ndeshje në kampionat për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë. Më pas do të ulemi dhe do të diskutojmë me drejtuesit e klubit për të ardhmen. Nëse ata janë të kënaqur me punën që kam bërë në dy vjet, do të më pëlqente që të qëndroja”, ka deklaruar Ancelotti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − thirteen =