“Nje Requiem Gjerman” në Teatrin e Operas dhe Baletit

Kulture
315
0
sample-ad

Në vijim të ciklit të koncerteve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në skenën e TKOBS-së do të rivihet të enjten (14 maj 2015) ora 20:00, shfaqja e njohur “Nje Requiem Gjerman” nga autori Johannes Brahms.

 Koncerti më i gjatë i kompozuar nga Brahms (që zgjat 65-80 min)i shkruar për soliste (soprano dhe bariton), kor dhe orkestër, do të interpretohet nga sopranoja Ulpiana Aliaj, tenori Armando Likaj, kori i TKOB (drejtuar nga Dritan Lumshi) dhe Orkestra Simfonike e TKOB (drejtuar nga Paolo Carbone). Ky është një requiem, i cili mund të përshkruhet si i shenjtë, por jo liturgjik dhe ndryshe nga requiem-et e tjera, kjo vepër nuk është shkruar në latinisht, por në gjermanisht, sic përshkruhet edhe në titull.

Humbja e të ëmës në 1865 e përjetuar me shumë dhimbje mund të jetë ajo që ka inspiruar Ein deutsches Requiem, por mund të jetë ndikuar edhe nga nostalgjia për vdekjen e Robert Schmann-it, megjithatë  Brahms asnjëherë nuk është shprehur për këtë.  Premiera vetëm e tre kohëve të para u vendos ne skenë në Vienë në Dhjetor të 1867, por për një gabim në interpretim ajo shkoi shumë keq. 6 muaj më vonë, performanca që përfshinte 6 kohë, u performua në Katedralen e Bremen e drejtuar nga vetë Brahms dhe suksesi që pati, shënoi një pikë kthese në karrierën e kompozitorit. Versioni final me 7 kohë u interpretua për herë të parë në 18 shkurt 1869.

Libreti i kësaj vepre është mbledhur nga vetë Brahms dhe teksti është marrë nga Bibla Luteriane Gjermane dhe ndryshe nga tradicionalja, teksti është në gjermanisht. Fjala “Gjermane” në titull i referohet pikërisht përdorimit të gjuhës dhe Brahms është shprehur që ai do të kishte preferuar ta titullonte veprën “Ein menschliches Requiem” (Një requiem njerëzor). atsh

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − three =