FABULA ME E RE E GOMARIT / Nga: Kostandin DHAMO

Shtypi letrar
740
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”31794″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Jeni të mirëpritur të gjithë ju që dëshironi të publikoni në rubrikën tone “shtypi letrar”, krijimet tuaja në poezi, prozë, esse,  etj. Materialet na i dërgoni nëpërmjet adresave on-line që i gjeni në fund të faqes së “shtypi.net”!

 FABULA ME E RE E GOMARIT

Nga: Kostandin DHAMO

U futa në një rrugë me rrape të mëdhenj dhe, tek po ecja përgjatë trotuarit, pashë në oborrin e gjerë, që shtrihej përpara zyrave të një institucioni europian, një gomar, që kulloste i kënaqur mes një bari të bukur dhe të paqtë si ai i manastireve. Lëvizte ngapak veshët e gjatë, hante me ngè dhe shije të veçantë kullotën europiane (që, gjithsesi, përfshihej brenda kufijve juridikë shqiptarë) dhe drita e tepërt e mesditës ia praronte trupin e shëndetshëm, të pavrarë dhe të pashëmtuar nga samari dhe barrët. Ah, ah! një gomar në një mjedis zyrtar europian, ku hynin e dilnin tërë ditën e ditës lloj-lloj personalitetesh nga i gjithë kontinenti. Sa do të desha ta dija: a bëhej ndokush kureshtar, kur zbriste nga automobili i tij luksoz, për të parë gomarin mes parcelës së blertë? A ndalej një çast dhe, a meditonte? Unë për veten time, unë shqiptari, pra, ndala. Ndala dhe, siç po e shihni, fillova edhe të meditoj…

Kulloste gomari, por, kuptohej lehtësisht që ishte i ngopur. Dhe sa i pastër! I ndriste qimja tej e tej njëlloj si flokët e lyer me xhel. Ngrinte lart kokën e rëndë, sa herë donte të pushonte së ngrëni dhe, nuk pallte. Madje, nuk besoj të kishte pallur ndonjëherë aty, poshtë dritareve të atyre zyrave. Shihte me ca sy të butë prej shenjtori vetmitar dhe çapitej ngadalë nëpër bar.

Kush ka propozuar fantazisht për të vendosur një gomar në sfond të zyrave europiane? Mos ndoshta vetë shefi i institucionit? Nëse ishte vërtet kështu, atëherë, çfarë përfaqësonte për atë ky hajvan i përhershëm, (keni harruar që s’quhen vetëm njerëzit “hajvanë”?) për të cilin, ndoshta paguanin edhe ndonjë kuadër, (po, kuadër) që të kujdesej me përkushtim? Apo shefin, në moshë paksa të thyer e kishte zënë një dembelì seksuale dhe, ereksioni monumental i penisit të gomarit e shkundte dhe i ndizte pasione erotike? Si? Por në Europën klasike, që tashmë është në apogje të zhvillimit industrial dhe kulturor, askush nuk të fyen duke të quajtur gomar.

Kështu, ka shumë mundësi që, shefi i institucionit prestigjioz ta ketë gomarin kafshën e tij të preferuar dhe, ndonjë ditë, që do të ketë qëlluar me humor të mirë, ka dhënë urdhër t’ia blejnë një dhe, ta lëshojnë të lirë në barin që gjer atëherë shkonte dëm. Por gomarët nuk para preferohen nga vendasit (shqiptarët) mund t’i ketë pëshpëritur në vesh ndonjë këshilltar i devotshëm. Gomarët? Sa çudi! Po gomari është kafshë e hijshme, është kafshë e zgjuar, madje dhe fisnike. Por ç’po themi, i harruat afresket, që shfaqin lindjen e Krishtit? Te të gjitha: pa përjashtim ndodhet gomari i bindur dhe i nevojshëm. Po emblema e asaj partisë së famshme amerikane, a s’është gomari? Po nëse e nisni karrierën tuaj përmes një terreni të minuar, a nuk do t’ju lypsej një gomar, për t’ia dalë mbanë?

Blini një gomar dhe, caktoni një njeri të aftë që të merret me të…

Kështu? Apo ndoshta ai qilim i gjelbër bari, me atë gomarin në mes, ishte për ndonjërin një ekzotikë tipike shqiptare? Një Shqipëri në miniaturë? Por, a s’e dinë ata të institucionit se Shqipëria kohët e fundit ka ndryshuar aq shumë sa nuk njihet më? A, por Shqipëria nuk është Tirana. Gaboheni; Tirana është pikërisht Shqipëria, e mbushur përplot makina xixëlluese dhe pallate të ngjeshur,mes të cilëve ndihesh sikur ke humbur gravitetin…

Por nostalgjikëve të Europës, emisarëve të saj politikë dhe ekonomikë, që vijnë me tepricë te ne, iu pëlqen një tjetër Shqipëri. Madje, gjithmonë u ka pëlqyer një tjetër Shqipëri nga ajo që shohin. U pëlqen ashtu siç përkufizohet dhe përshkruhet në të tëra enciklopeditë: me ritin e gjakmarrjes, si inerci e luftërave të përhershme, të zhvilluara gjithë romantizëm, me fshatra idilikë primitivë, në të cilët këndon këndesi dhe rrëmihet toka me parmendë druri, e tërhequr edhe nga gomarë (!)

Por institucioni, fundi i fundit, është një përfaqësi europiane; jo shqiptare. Po e rikujtojmë këtë fakt, sepse, mesa duket, po ju shkon mendja të kërkoni një kalë në vend të gomarit të pafajshëm. Por gomari tashmë, nuk është vetëm një kafshë shtëpiake, ndërkohë ai mund të konsiderohet një kafshë urbane dhe pse jo, edhe një kafshëz afeksioni, njëlloj si edhe qeni, apo macja…

Ika nga gomari, duke u ngërdheshur me hamendësimet e mia, por, o Zot! mos ler gjë pa parë në këtë botë…

Pas disa ditësh munda të pyes një nga shqiptarët që punonte në atë institucion se, si qëndronte puna me atë gomarin episodik.

Sa shumë e paske vrarë mendjen edhe ti, më qortoi teatralisht bashkatdhetari im praktik.

Një ditë prej ditësh, ai gomari i ngratë kishte humbur të zonë dhe, duke rendur i trembur dhe i çoroditur nëpër rrugë, ngaqë e ndiqnin pas kalamajtë , duke e qëlluar me gurë, gjen portën tonë të madhe hapur dhe hyn. Hyn dhe fillon menjëherë të hajë bar. Meqë askush nuk i tha gjë, më fal, nuk e shporri me dru përjashta, ai vazhdon edhe sot e kësaj dite të kullosë mbarë e prapë barin europian. Po i zoti? I zoti s’i doli e s’i doli…

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + eleven =