Protesta, studentët bllokojnë bulevardin "Dëshmorët e Kombit", të vendosur për të detyruar MA të tërhiqet

AktualitetKryesore
305
0
sample-ad

Pakënaqësia që ka shkaktuar projektligji i ri i Ministrisë së Arësimit tek studentët vjen prej faktit se ai nuk sjell asnjë përmirësim, asnjë lehtësim lidhur me procedurat e futjes në universitete, sikurse në vend të sjellë ulje të tarifave të studimit lejon ngritjen e tyre të mëtejshme.

Në vazhdim të kundërshtimit të miratimit të projektligjit të ri të Arësimit të Lartë paraditen e sotme studentët kanë vërshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke e bllokuar atë. Protesta e tyre e nisur orë më parë këtë herë ka qenë masive. Grumbulli i studentëve protestues është nisur nga godina qendrore e Universitetit Politeknik  për tu stacionuar përpara godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë masa e konsiderueshme e studentëve pjesëmarrës ka sjellë bllokimin e qarkullimit në bulevard. Protestuesit janë ulur para Kryeministrisë duke mbajtur në duar parrulla, ndër të cilat spikaste ajo me mbishkrimin: “Reforma nuk kalon”.

Pakënaqësia që ka shkaktuar projektligji i ri i Ministrisë së Arësimit tek studentët vjen prej faktit se ai nuk sjell asnjë përmirësim, asnjë lehtësim lidhur me procedurat e futjes në universitete, sikurse në vend të sjellë ulje të tarifave të studimit lejon ngritjen e tyre të mëtejshme. Në prononcim, përfaqësues të studentëve thonë se nëse projektligji nuk përmirësohet dhe  miratohet në Parlament ata do ta intensifikojnë akoma më shumë kundërshtimin duke kaluar në ndërmarrjen e thelluar të veprimeve protestuese.

“Kryeministri dhe ministrja Nikolla non grata derisa të tërheqin reformën. Reforma nuk kalon ndryshe bëjmë revolucion”, deklarojnë prerazi organizatorët e protestës studentore që ka ardhur duke u intesfikuar. Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + 14 =