Gazetarët protestojnë në Tiranë për "bukën e gojës" dhe mizerabilitetin e tyre social , Fevziu e kalon fundjavën në Kubën komuniste të Kastros

AktualitetKryesore
205
0
sample-ad

Fundjava turistike e Blendi Fevziut, që koincidoi të binte në të njejtën ditë me atë të Lirisë Ndërkombëtare të Medias, ka qenë një shëtitje në Kubën e Fidel Kastros, në vendin e fundit komunist që për me shumë se pesëdhjetë vite ka qenë edhe një armik i egër e i betuar i lirisë së shprehjes, i mendimit dhe medias.

Ndërkohë që për gazetarët shqiptarë Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias ka qenë protestë kundër kushteve sociale mizerabile në të cilat e shkojnë jetën gazetarët, për Blendi Fevziun, të njohur edhe si “gazetari i salloneve të politikës” ajo ka qenë një fundjavë argëtuese luksi. Madje jo brenda kufijve të vendit, si psh në vilën që ai zotëron në fshatin  turistik të Golemit, as në ndonjë prej shtëpive bregdetare të politikanëve në Gjirin e Lalëzit, apo në ndonjë nga rezidencat e fshatit turistik të zonës TEG.

Fundjava turistike e Blendi Fevziut, që koincidoi të binte në të njejtën ditë me atë të Lirisë Ndërkombëtare të Medias, ka qenë një shëtitje në Kubën e Fidel Kastros, në vendin e fundit komunist që për me shumë se pesëdhjetë vite ka qenë edhe një armik i egër e i betuar i lirisë së shprehjes, mendimit dhe medias. Çuditërisht, në këtë udhëtim “ekzotik” Blendi Fevziun nuk e ka shoqëruar familja, por kopja e tij kosovare Baton Haxhiu.

Me Batonin dhe Hemiguejin…. në Florindita , nga lokali ku bëhet Dakiri më i mirë në botë, formula e të cilit mbahet ende sekret, raporton gazetari i salloneve Fevziu në një postim të bërë në rrjetin facebook. shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + seven =