Box| Ndeshjen e shekullit e fiton mbrojtja e Mayweather. Sulmi i Pacquiao bën për vete vetëm publikun jo arbitrat. Amerikani fiton me pikë

Sport
209
0
sample-ad
abbo_ansa15_01de28df644df10c2f5c912525bf77a222_39641_immagine_obig

 

Vendimi unanim që favorizonte amerikanin nuk i pëlqen publikut. Filipinezi Pacquiao sulmon , por arbitrat pëlqejnë taktikën difensive të ‘Pretty boy’

Ai ia mbathte gjithë,nuk arriti të godiste asnjëherë,është shumë e vështirë të marrësh goditje nga një që ia mbath nëpër ring. Margarito (ish-boksier) të shkaktonte më shumë lëndime”.Kështu Manny Pacquiao u citua në intervistë , akoma i nxehtë mbi ring,pas leximit të tabelave që i dhanë fitoren e 48-të radhazi për Floyd Mayweather Jr :116-112 për dy arbitra dhe një 118-110 pë të tretin. Teksa amerikani po jepte intervistën e fitores gjithë publiku në Las Vegas e mbuloi me fërshëllima:publiku nuk deshte stilin e boksierit amerikan,publiku do grushtime,ndoshta dhe gjak apo burra në tapetë.

Asgjë më shumë se kaq për këtë ‘Ndeshje të shekullit’:Të luftoje ndaj Mayweather do të thoshte të mundoheshe të godisje një kobra,që ia mbath,largohet dhe pastaj me një lëvizje kthehet dhe të bën keq. Edhe pse Pac-Man Pacquiao , provoi në të gjitha mënyrat , duke avancuar, ngushtuar distancat dhe sulmuar me të majtën e tij të shpejtë dhe shumë të rëndë. Një e majtë që stampohet në fytyrën e Mayweather vetëm një herë , në raundin e katërt dhe mbreti me ngjyrë i ringut gjunjëzohet , dhe vuan për rreth 30 sekonda , dhe Manny provon ta gjunjëzoj akoma më shumë. Por asgjë , Mayweather reziston dhe vë në zbatim taktikën që në futboll do të quhej alla-Mourinho. Mbrojtje shumë e mirë dhe grushta të thatë drejt kundërshtarit por jo për k.o. Gjithë raundët e tjerë janë në ekuilibër të plotë dhe pse dallohet qartë forca taktike e boksierit nga Michigan. Drejt fundit bie frekuenca e sulmeve të Pacquiao dhe Mayweather ka kohë t’i tregojë botës se cfarë sulmesh mund të bëjë që në jetën reale to janë një dhunë e pastër.

Në fund fiton ai , boksieri më i mirë pound for pound dhe në brezë ka gjithë titujt botër të Welter. Për Manny Pacquiao ngelet simpatia që kundërshtari i tij sdo të ketë kurrë, dashuria e gjithë popullit të tij dhe publikut , gjë që populli i tij e tregoi duke pushtuar rrugët e Filipineve për të parë sfidën. Fitoi dinaku , njeriu  që i tregon botës se sa para ka (përdori një mbrojtëse dhëmbësh 25 mijë dollarë dhe me ngjyra që tregonin ato të 3 makinave Bugatti që ka ) , fitoi show-business që arriti të grumbullonte mbi 400 milionë dollarë nga Pay-per-view. Një masë kaq shumë e madhe saqë mbi ngarkoi satelitët që solli dhe shtyrjen e pakët të sfidës.

Kësaj rradhe fitoi më i keqi , për më të mirën BOKSI ka rezervuar një mundësi tjetër.

11110301_898080676920064_2535537140711526203_n

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + 9 =