Shënohet incidenti i parë i fushatës, përleshje dhe dhunë në takimin e Grida Dumës në Shijak

sample-ad
11150654_459525980879718_8954932772519674209_n

Kur fushata elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit është në fillimet e saj, shënohet incidenti i parë.

Mbrëmjen e djeshme gjatë një takimi elektoral të kandidates demokrate Grida Duma në Shkozet të Durrësit, ka pasur konflikt fizik pasi disa të rinj me flamuj të Partisë Socialiste janë konfliktuar me mbështetësit demokratë.

Burime zyrtare nga policia thanë se mbrëmjen e djeshme në spitalin e Durrësit është dërguar për ndihmë mjekësore E.S., 21 vjeç.

I riu ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në dëshminë që ka dhënë për policinë, 21-vjeçari ka deponuar se është dhunuar nga shtetasi Xh.K., 24 vjeç, banues në lagjen 14, në Durrës.

I dëmtuari E.S., dyshohet se është dhunuar me sende të forta nga i shpalluri në kërkim me iniciale Xh.K., i cili është larguar me një mjet tip “Alfa Romeo”.

Në policinë e Durrësit është ngritur një grup i pocaçëm për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes dhe përballjen me ligjin të autorit apo autorëve të implikuar.

Reagon PD

Në një deklaratë për median deputetit i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi nga qyteti i Durrësit se përkrahësit e Vangjush Dakos për më shumë se një orë nën vështrimin e policisë qarkullonin me shpejtësi rrugës kryesore të Shkozetit me makinën me targa AA910IR, e cila mbante flamurin e Partisë Socialiste.

Ai thotë se militantët e PS provokuan në mënyrë të përsëritur përkrahësit e zonjës Duma dhe pasi ndeshën me qetësinë e këtyre të fundit, ndaluan dhe goditën më gurë stafin e kandidatit duke i shkaktuar plagë një kokë njërit prej përkrahësve.

“Kandilit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës i ka mbaruar vaji dhe asgjë nuk e shpëton nga humbja, përfshirë edhe përdorimin e elementeve kriminale. I bëjmë thirrje OSBE-së të dërgojë vëzhgues dhe të ndjekë nga afër zgjedhjet në Durrës në mënyrë që t’i vihet preh veprimeve kriminale të njerëzve të Vangjush Dakos dhe Edi Rama, të cilët nën ankthin e humbjes të zgjedhjeve po përpiqen të tensionojnë situatën parazgjedhore në Durrës”, thuhet më tej në qëndrimin e tij.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + two =