Nafta, tregtarët pro aksionit të qeverisë

Ekonomi
339
0
sample-ad
naftaaaa_1422963667-620x339

Nisma e qeverisë për nisjen e aksionit për kontrollin e prodhimit, importit dhe tregtimit të hidrokarbureve është përshëndetur nga shoqata e tregtarëve të karburanteve.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, kjo shoqatë i bën thirrje qeverisë që të tregojë kujdes e të mos përfshijë të gjitha kompanitë pa pasur prova.

“Sot, por edhe në vazhdimësi, kompanitë tona anëtare sjellin për tregun vendas karburantin e cilësisë më të lartë, direkt nga rafineritë e markave më të mëdha ndërkombëtare. Marrë shkas nga kjo mendojmë se mënyra si po serviret ky operacion, duke i cilësuar të gjithë operatorët e këtij sektori njësoj të implikuar, duhet korrigjuar duke u mbështetur në të dhëna faktike”, thuhet në njoftim i shoqatës.

Sipas shoqatës, kompanitë përbërëse të saj janë më të dëmtuarat se kushdo tjetër nga pjesa e paligjshme në sektor. Dhe duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet, liston se ku qëndrojnë problemet, sipas saj.

“Për 20 vjet, po veçanërisht në 10 vitet e fundit, sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull. Por ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ’hiçi’ shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet”, thuhet në reagim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 8 =