Apple, iPad Pro tableti më i madh i krijuar deri tani

Shkenceknologji
666
0
sample-ad
ipad-pro-cover2

Ka më shumë se një vit që flitet për tabletin e ardhshëm të Apple-it, iPad Pro, madje mendohej se do të prezantohej gjatë sezonit të vjeshtës të vitit të kaluar.

Edhe pse tableti nuk është prezantuar akoma, janë shfaqur shumë foto të tij në internet. Tani llogaria e famshme në Twitter, OnLeaks, ka bërë të ditur dimensionet e këtij tableti.

iPad Pro do të ketë ekran 12.9 inç dhe përmasat 223 x 306 x 7.2 mm. Nga këto përmasa shohim se iPad Pro do të jetë tableti më i madh i krijuar deri tani, si dhe do të jetë shumë i hollë. Nga fotoja e publikuar nga OnLeaks duket iPad Pro në formë skematike. Tableti si duket do të ketë një portë të vetme USB Type C.

Një buton i volumit, vendi për kufje dhe butoni për ndezjen dhe fikjen e tabletit janë të pozicionuar në anësoret e tij, ndërsa kamera është vendosur në një nga këndet në anën e pasme. Apple iPad Pro mund të prezantohet në dhjetor të vitit 2015.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × three =